RUSIA PO LUAN NJË ROL DESTRUKTIV NË BALLKAN

Nga Wess MITCHELL

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë

 

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Vess Mitchell, në mars 2018, gjatë vizitës në Prishtinë, tha se Rusia po luan një rol destruktiv në Ballkan duke shpërndarë dezinformata dhe duke dëmtuar institucionet demokratike. Ai tha se u është bërë e qartë rusëve se kjo nuk është në interesin e tyre dhe as në interesin e popujve të rajonit.

Zoti Mitchell tha se fakti që udhëtimi i tij i parë në rajon fillon me Kosovën dëshmon se Shtetet e Bashkuara kanë miqësi me Kosovën dhe do të vazhdojnë ta thellojnë atë.

Diplomat i lartë amerikan theksoi: “Dua ta ritheksojë në këtë ndalesë të parë se Shtetet e Bashkuara janë për një Kosovë sovrane, shumetnike e demokratike dhe për t’u riangazhuar për të mbështetur rrugën euroatlantike për Ballkanin Perëndimorë”, Ai tha se Kosova ka përpara hapa me rëndësi përpara përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmbylljen e çështjes së kufirit me Malin e Zi dhe transformimin e Forcave të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese. Ai theksoi se askush nuk ka të drejtë vetojë në çështjet e sigurisë së Kosovës.

Zoti Mitchell tha se këtë do t’ua bëjë të qartë edhe bashkëbiseduesve të tij në Beograd, “që të çojë përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të bëjë reformat e duhura për të përmbushur synimin për anëtarësimin në BE dhe të mbështesë qëndrueshmërinë rajonale” Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por do t’u bëj thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku në rrugën perëndimore.