Origjina e domates

Domatja nuk e ka fituar menjëherë vendin e nderit që zë në tryezën tonë. Domatet e para që sollën udhëtarët në Evropë, u bënë një stoli e kopshteve: ato mbilleshin në lehe të veçanta. Domatet viheshin shpesh herë në saksi në dritaret e shtëpive, ndërmjet bimëve të tjera të dhomës. Mendohej se domatet nuk mund të përdoreshin si ushqim, sepse
gjoja ato përmbanin helm. Vetëm më 1811 u përhap lajmi se në Itali domatet haheshin me piper, hudhra dhe vaj dhe se në Portugali me to bëhej një salcë e athët e shijshme.
Nga rrjedh emri i kësaj bime? Francezët e quanin “molla e dashurisë” -“pom d’ amur“. Po, megjithatë, hyri në përdorim fjala italiane: “mollë e artë”- “pomo d’oro”. Përveç kësaj domatja ka ruajtur edhe emrin e saj të vjetër që na ka ardhur nga Peruja dhe nga Meksika që janë Atdheu i saj: “tomatl- domate”.