Nedved: Kundër Realit dua të shoh Juventusin e vërtetë.

Legjenda e Juventus Pavel Nedved ka komentuar përballjen e Çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve ndaj Realit të Madridit.

“Do të jenë dy ndeshje të forta. Ndeshemi përballë fituesve të 2 viteve të fundit. Janë në formë të mirë. Më lanë mbresa në Paris. Do të jenë dy ndeshje të forta por shpresojmë të jemi Juventusi i vërtetë. Kësaj rradhe janë 2 ndeshje. Kemi 2 lojtarë të skualifikuar por ndeshja fillon 0-0 dhe mund t`i vendosim në vështirësi.”

Më tej çeku vlerësoi dyshen argjentinase të sulmit bardhezi duke shtuar se Dybala dhe Higuain do jenë një ndihmë e madhe për skuadrën.

“Dybala dhe Higuain po bëjnë një sezon të madh. Janë të rëndësishëm për Juven dhe për Argjentinën. Dybala duhet të shkruajë historinë e Juves dhe të futbollit. E kam parë shumë profesional së fundmi dhe kam shumë shpresa.

Juventus po kalon një periudhë të mirë ku disa lojtarë janë në formë të mirë. Kjo gjë është dukur edhe në ndeshjet e fundit, edhe pse kemi vuajtur. Jemi shumë të kënaqur për çfarë kemi bërë deri tani.

Reali do të fokusohet vetëm tek Champions dhe do të bëjnë çmos për të fituar. Ne do të kemi më shumë vështirësi sepse luftojmë në 3 fronte por nga ana tjetër është diçka e bukur. Jemi gati për këtë fazë të sezonit” – përfundoi Nedved.