KEKO DHE META OSE SI TRIDHEN GAZETARËT!

 (Në foto Teodor Keko)

 

 Nga Ilir KADIA

Teodor Keko pranoi ofertën e Ilir Metës kryeministër për të qënë këshilltar i tij. Veç poet Keko ish edhe një nga gazetarët më në zë prej fillimit të pluralizmit. Pas ca kohësh Meta e takon Kekon dhe i thotë se si po ja kalon.

Ah, i tha Keko. Më dhe zyrë, më dhe rrogë! Më dhe makinë dhe rehatinë! Më dhe… të gjitha që munde m’i dhe! Por më more lapsin! Tani nuk shkruaj dot kundër Qeverisë! Se ti e di si janë gazetarët gjithmonë pro Qeverisë!

Si të tredhur! -i tha Meta.

-Po, ma fute! Vetëm ti ma ke futur në këtë jetë! – i tha Teodor Keko.