Nga Azgan HAKLAJ,
President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar
Në qytetin e Besëlidhjes së Lezhës u promovua libri “100-vjet me Shqipërinë” me autor ambasadorin Llesh Kola.
Me kënaqësi pranova ftesën nga organizarorët dhe isha i pranishëm, por ata me dhanë edhe fjalën për të përshendetur.
I falenderova për ftesën dhe fjalën.
Nga qyteti ku u besatuan princërit shqiptarë me Gjergj Kastriotin “Skënderbeun” për të çliruar Arbërinë nga kuçedra aziatike Turqia Otomane dhe konstruktuan Shtetin e Përqëndruar Arbëror.
Nga qyteti i simbolit kombëtar e përsonifikimit shtetëror të shqiptarëve, Moisiut tonë Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”, qysh në fillim e nisa fjalën time me:
“Besëlidhje me Amerikën” dhe arsyet do ti them pasi të flasë për rëndësinë e këtij libri.
Që në krye të herës theksova rëndësinë e këtij libri sepse bazohet mbi dokumente arkivore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Është botuar e po promovohet pikërisht në kohën kur po rishkruhet historia dhe në 100- vjetorin e njohjes së shtetit shqiptar nga SHBA-ja.
Në këtë përvjetor të miqësisë prej një shekulli me aleatin tonë tradicionalë theksova se prej shumë kohësh qarqet antishqiptare kanë nxitur dhe po ushqejnë një frymë antiamerikane në Gadishullin Ilirik në pjesën perëndimore të tij e konkretisht në Shqipëri.
Sot në mënyrë të sofistikuar armiqtë shekullorë të shqiptarëve janë në akord, pansllavizmi me neotomanizmin.
Pansllavizmi me strategjinë e vjetër hegjemone, me deklerata konosje për luftë, neootomanizmi me ekspansion kulturor.
Të dy palët synojnë në akord me njëra -tjetrën kthimin e perandorive të tyre të shkuara, por sigurisht janë ëndrra utopike që do të mbeten përgjithmonë në syrtar.
Në fjalën time e apostrofova instrumentin kryesor të malësorëve çiftelinë.
Çiftelia ka dy tela e shqiptarët duhet ta akordojnë kësisoj:
Njërin tel shqiptarisht e tjetri tel duhet të kumbojë amerikanshe.
Po pse duhet që njeri tel të jetë akord amerikan?!
Po pse ta duan shqiptarët Amerikën?
Pse duhet një besëlidhje me SHBA-në në këtë 100 -vjetor të miqësisë SHBA & Shqipëri.
Argumentet janë të shumta dhe shterruese e faktet janë të panumërta e të pakontestueshme.
Për të vërtetuar këtë pohim duhet të bëjmë bilancin e një shekulli ku përfshihen luftërat e përgjakshme për ekzistencë të shqiptarëve, por të analizojmë edhe se cili është roli i SHBA-së.
Pas Luftës së Parë Botërore në vitin 1918-të u shëmbën katër perandori që kishin sunduar botën prej disa shekujsh, Gjermania, Rusia, Turqia, Austrohungaria.
Fituesit u mblodhën në Konferencën e Paqes në Versajë, Paris për të rikonfiguruar botën me dt 18-të janar të vitit 1919-të.
Kjo konferencë vazhdoj punimet deri në janarin e vitit 1920-të dhe mori vendime historike.
Ajo nënshkroj Traktatin e Versajës dhe çertifikoj Europën e re, por fatkeqësisht për shqiptarët krijoj një armik të ri, Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene.
Me dt 21-28-të janar 1920-të patriotët shqiptarë thirrën Kongresin e Lushnjës, i cili rrëzoi qeverinë e Durrësit të Turhan Pashës dhe çertifikoj pavarësinë e vitit 1912-të.
Kongresi njëzëri vendosi se nuk njeh asnjë vendim të konferencave, protokolleve, memorandumeve në kurriz të shqiptarëve.
Qeveria e Sylejman Delvinës që doli nga ky kongres mobilizoj të gjitha forcat për çlirimin e Shqipërisë.
Në atë kohë serbo-kroato-sllovenët , Greqia, Italia ishin rreshtuar në krah me fituesit dhe synonin në bazë të vendimeve të Protokollit të Korfuzit të dt 17 maj 1914-të, Konferencës së Fshehtë të Ambasadorëve të Londrës të dt 26 prill 1915-të, Marrëveshjes Titoni-Venizello të dt 29 korrik 1919-të të realizonin synimet e tyre për copëtimin e Shqipërisë Londineze, jugun ta merrte Greqia, Vlorën Italia dhe veriun Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene.
Ishte projektuar të mbetej një Shqipëri muhamedane në Shqipërinë e mesme për të kënaqur interesat e Esat Pashë Toptanit, por edhe kjo nën protektoratin e Italisë.
Tre rajonet e projektuara për tu coptuar ishin pushtuar nga serbët veriun, grekët jugun, italianët Vlorën.
Armiqtë tanë shekullorë shpresonin e besonin se do të finalizonin asgjësimin dhe fshirjen nga harta e Europës të Kombit Shqiptar.
Qeveria e Sylejman Delvinës ka meritën se në një periudhë shumë të shkurtër e çliroj vendin me forcat e veta.
Kongresi i Lushnjes caktoj kryeqytet Tiranën ku është për tu përmendur marshimi ngadhnjimtarë i trupave shqiptare nga Lushnja në Tiranë përballë të cilëve ishin okupatoret italianë të cilët u detyruan të hapnin rrugën.
Në krye ishte Ahmet Zogu, ministri i brendshëm i cili kishte garantuar organizimin dhe përfundumin me sukses të Kongresit të Lushnjes.
Në Konferencën e Paqes në Paris kryetar i delegacionit zyrtar ishte Turhan Pasha.
Shqiptarët morën pjesë të pakonsoliduar, të ndarë në dy-tre grupe në këtë konferencë.
Plaku i Vlorës Ismail Qemali vdiq në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë pa arritur të shkonte në konferecë.
Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore shqiptarët humbën mbështetjen kryesore Austrohungarinë e cila pati mbrojtur me fanatizëm pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Londrës.
Konti Bertold, Ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë pati deklaruar:
“Nuk do ta lëshoj koburen nga dora deri sa të shpallet pavarësia e Shqipërisë”.
Zoti nuk e braktisi Shqipërinë.
Providenca hyjnore u blatoj shqiptarëve mikun e madh presidentin e SHBA-së Uillson i cili pa asnjë mëdyshje është shpetimtari i Shqipërisë.
Dy vite pas Koferencës së Paqes së Parisit, 100 vite më parë Ahmet Zogu iu drejtua SHBA-së për njohjen e shtetit shqiptar i cili u njoh zyrtarisht dhe ne shqiptarët para pak ditësh e kremtuam me madhështi.
SHBA dhe Mbretëria Shqiptare për një dekadë patën marrëdhenie të shkëlqyera.
Mirënjohje për Amerikën!
Pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u çliruan nga fashizmi, por edhe pse u rreshtuan në krah të fitimtarëve mbetën të ndarë dhe ranë nën kthetrat e komunizmit për gjysëm shekulli.
Në vitin 1974 presidenti Nikson i kërkoj Marshall Titos autonominë për Kosovën, në fakt ia bleu miliarda dollarë. Krejt negocimin e udhëhoqi Kisinger.
Në vitet 90-të SHBA mbështeti Levizjen Studentore për shembJen e diktaturës më të egër, më gjakatare në Europë,regjimin barbar të Enver Hoxhës.
Ambasadori Hollbruk, Buldazeri i Ballkanit, në qershor të vitit 1998 çertifikoI UÇK-në e lavdishme në odën e Met Shalës në Junik, e cila u njoh ndërkombëtarisht.
SHBA, NATO mbështetën kauzën e drejtë të Luftës së UÇK-së për realizimin e ëndrrës qindra vjeçare të popullit shqiptar për liri e pavarësi të Dardanisë Antike.
Sot Dardania është e lirë dhe e pavarur.
SHBA mbështeti Luftën e Shqiptarëve dhe UÇK-në në Maqedoninë e Veriut, e cila imponoi Marrëveshjen e Ohrit. Sot në Maqedoninë e Veriut është rrëzuar njëherë e përgjithmonë monopoli etnopolitik.
SHBA i mbështeti shqiptarët në Mal të Zi, ku edhe aty u rrëzua monopoli etnopolitik duke arritur për herë të parë që edhe Republika Malazeze të këtë kryeministër shqiptar.
Falë Amerikës flamuri i shqiptarëve valvitet në Bruksel përkrah flamujve të Adenaurit, De Golit, De Gasprit, Xhorxh Washngtonit.
Është momenti të shpjegoj lidhjet e gjakut të shqiptarëve me Amerikën dhe të serbëve me sulltanët e Turqisë.
Siç kanë serbët lidhje gjaku me Sulltan Muratin e Dytë, i cili kishte për grua Sara Brankoviçin, vajzën e mbretit sllav, kemi edhe ne lidhje gjaku me Amerikën, sepse nëna e Xhorxhit (Gjergjit) është Maria Balaj nga Peja (Meri).
Dy janë arsyet që sulmova Serbinë e Sllobodan Millosheviçit u shpreh Bill Klintoni:
Testamenti i Xhorxh Washingtonit për presidentët pasardhës të SHBA-së
“Amanet kombin e nënës time. Është komb i vogël por shumë fisnik” dhe lutja e Shenjtores Nënë Terezës: “Beni diçka për kombin tim”.
Pas mbarimit të luftës dhe çlirimit të Dardanisë Presidenti i SHBA-së Klinton u shpreh se shkova tek varri i Nënë Terezës dhe i thashë: “Unë ta kreva amanetin. Tani lutu ti për mua”.
Pavarësi për Kosovën sot, nesër është vonë deklaroiPresidenti Xhorxh Bush nga Tirana me dt 10-të qershor të vitit 2007-të, pikërisht në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kur shqiptarët ripërtërinë Epokën e Gjergj Kastriotit dhe për herë të parë startuan me platformë të qartë politike, ushtarake, administrative për bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare dhe themelimin e Shtetit Komb panshqiptar.
Falë Amerikës, Shqipëria është në NATO, Dardania është e lirë dhe e pavarur, në Maqedoninë e Veriut është rrëzuar nonopoli etnopolitik përgjithmonë, po ashtu edhe në Mal të Zi.
Është e qartë se vetëm me mbështetjen e Amerikës mund të zgjidhet çështja çame dhe e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Nuk ka mëdyshje se Amerika është dorëzanë e Shtetit Komb të shqiptarëve.
Sot SHBA është angazhuar me platformë të qartë dhe është e vendosur për shëmbien e regjimeve autokratike, të neodiktaturës, mureve të korrupsionit, kështjellave të krimit të organizuar në Gadishullin Ilirik e kryesisht në Shqipëri.
Këto janë arsyet së pse në këtë 100 -vjetor të miqësisë me SHBA-në shqiptaret duhet ta besatohen me simbolin e lirisë e demokracisë botërore Amerikën.
Mirënjohje përjetësisht Amerikës.
Krah për krah dhe besa-besë me SHBA-në.