Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyn ka bërë të ditur se Evropa ka mirëpritur 7.5 milion refugjatë ukrainas të larguar nga lufta.

“Në këtë periudhë ne kemi mirëpritur 7.5 milionë refugjatë nga Ukraina, 3 milionë janë ende këtu.

Dhe ju dhe ekipi juaj, si Presidencë, keni bërë të mundur që shumë shpejt kemi dhënë mbrojtje të përkohshme që është aksesi në tregun e punës, sistemi arsimor, sistemi i sigurimeve shoqërore, të gjitha këto falë Presidencës Franceze”, deklaroi von der Leyen, duke iu drejtuar Macronit në konferencën për shtyp në fund të Këshillit Evropian.