Nga Harry Bajraktari

Urime mikut tim Jim Xhema!

Dua të përgëzoj Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për nderimin e aktivistit Jim Xhema me Urdhërin e Lirisë.

Janë të paktë ata njerëz në komunitetin shqiptaro-amerikan që kanë bërë aq shumë për Kosovën dhe Çështjen Shqiptare në përgjithësi sa Jim Xhema.

Mes shërbimeve të shumta që i ka bërë kombit shqiptar, Jim Xhema ka prezantuar Senatorin e Amerikës Bob Dole me komunitetin shqiptar dhe kombin shqiptar, dhe të dy mbetën miq deri në fund. Që nga vizita e tij e pare, në Kosovë, në 1990 e deri ditën që mbylli sytë përgjithmonë, Senatori Dole mbeti një mik i kombit shqiptar.

Jim Xhema ka qenë i pranishëm në të gjitha veprimtaritë kryesore që kemi bërë në Washington dhe New York, në 40 vitet e fundit. Ai ka qenë gjithmonë në vijën e pare të përpjekjeve për të ndihmuar kombin shqiptar.

Puna e komunitetit tonë ka qenë vendimtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Jam i gëzuar që Presidentja Vjosa Osmani shpreh mirënjohje dhe po nderon punën dhe kontributin e diasporës sonë.

Urime Jim Xhema për Urdhërin shumë të merituar të Lirisë!

LEGJENDAT E FOTOGRAFIVE

Jim Xhema (djathtas) me Senatorin Bob Dole (qendër) gjatë një tubimi për Kosovën me komunitetin shqiptaro-amerikan.

Nga e majta, Jim Xhema, Senatori Alfonse D’Amato, dhe Harry Bajraktari.