Nga Neki LULAJ
Të kërkuam ty
Nëpër dregëzat e erës
Nëpër katet në shkrepëtimë qielli.
Nëpër dhomat e reve
Nëpër shtresat e motit kah dielli.
Të kërkuam nëpër livadhet e shpirtit
Nëpër koret e tokës
Nëpër poret e dritës flakërimë
Nëpër ndërskëmbcat e territ
Në shtegun e pritës dhe pabesisë.
Të kërkuam në bebëzat e gjyshit
Nëpër bulat e vesës
Nëpër petalët e luleve e gjëmbit
Nëpër rrënjët e gurit
Nëpër bjegëzat e shkëmbit
Të kërkuam në shallin rreth qafës
Nëpër damaret e gjakut
Nëpër flakën e barutit
Nëpër damarët e fjalës
Nëpër gjethet e pyllit me lisa.
Të kërkuam në diplomacinë e urtakut
Nëpër gurrat e krojeve,e besën e të parit
Nëpër pellgjet e hënës
Nëpër koridoret e diellit
Mbi valët e cunamit si ëndërr.
Të gjetëm në erën e tymin e barutit
Po të gjetëm në Betimin e luftëtarit
Të heroizmi i deshmorit
Ty, e lumja, e çmuara Liri
Që të pamë në Dardani
Me si friksohëm varrit.