Pasi që i vrau dhe masakroi të dy prindërit e tij, thonë se Hipokriti filloi të kërkonte mëshirën ose lëmoshen e të tjerëve nën parullat ose sloganet e një të ngeluri bonjak ose jetim!
“Sizifi mitik” i Homerit ndërkaq, iu kërkoi leje profetëve të ndryshëm ose perëndive për të shkuar në Had, ku thuhej se njerëzit atje bëhëshin të përjetshëm-përtej asaj “anës tjetër” të vdekjës!
Ndonëse, gjatë tërë asaj rruge (udhe) të mundimshme për në Had, me atë guri të rëndë mbi supe dhe në qafë, Sizif iu desht patjetër të kalonte ose kapërcente edhe kodrën e madhe të Golgotës që nuk i dukej asgjë në krahasim me “nektarët” ose “eliksirët” e ndryshme të asaj “jete të pasosur-përtej vekjës” që e “prisnin” në Had!
“Sizifët tanë shqiptar ose kosovar” ndërkaq pas mortëve ose vdekjëve të ndryshme klinike, morale, politike dhe të tjera, sikur janë çuar sërish lugat si kufomat e vdekura për së gjalli nga ajo “ana tjetër e jetës”-përtej vdekjës! Tmerrim dhe trishtim i madh në Tebë dhe Dalldis! (…)
O Zot!
Aty janë edhe “nomadët fisnik” së bashku me psikopatët, sociopatët, oligopatët, egopatët, idiopatët ose maniakët e ndryshëm depresiv, infantil, violent dhe patologjik që e lozin “mjeshtërisht” rolin e psikologëve, sociologëve, filozofëve, pedagogëve ose kulturologëve të ndryshëm….Kalimthi m’ u kujtua emri i njëfarë Arben Dashit (Dashevci) për të cilin me kishte folur njëherë një i njohur ose miku im nga Mitrovica, etj.etj…!!!
Nejse….!
Ndjenja e frikës, vetmisë dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresë së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative, gjatë proceseve të ndryshme gjyqsore ose politike etj.
Vetmia e individit ose grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situatat e ndërlikuara që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxisin frikën e zhdukjes fizike të individit dhe kolektivitetit. Apo, të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët: nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e dikurshëm dhe kështu me radhë.
Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohen nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e deshtuar e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.
Rasti i “gjykatës speciale në Kosovë”, i “demarkacionit” dhe “asociacionit” e kështu me radhë, lirisht mund të quhën izolim, bllokadë, harresë ose një vetmi e imponuar ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nga ana e bashkësisë ndërkombtare. Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër reaksionar e anakronik, janë të shumtë dhe të shumëfishtë.
Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet me psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Pra, studimi ose analiza e motivimeve të brendshme të të vepruarit ose reaguarit politik etj.
Kontributi i parë vendimtar i këtij lloji është vepra e Gustav Lë Bonit (1841-1931) “Psikologjia e turmave” e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, ato të “Komunës” së Parisit të vitit 1871, si dhe të atyre të viteve të mëpastajme ose pasuese. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik, me shfaqje trishtuese, diabolike ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin. Flitej dhe mendohej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut latent ose permanent. Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e “apostujve të lirisë” dhe agjitatorëve ose eksponentëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve ose komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.
Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij “Psikologjia e masave dhe analiza e un-it” (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale.
Natyrisht se Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosjen ose vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individivit dhe kolektivitetit.
Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej “egos” ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj.
Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes dhe arsyes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales-përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten). Pra, një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.Si të shpjegohen atëherè fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut “në turmë” përshkruar nga Lë Bon?
Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajmë kolektivitete të organizuara si kisha, shteti, pushteti, ushtria, xhandarmaria (policia), mediat etj…thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura (urryera) nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato ose “pater magnus” të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur prej tij. Prej dashurisë së frikëshme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar ose glorifikuar, ndjekësit (shtypësit) dhe viktimat duan njëri-tjetrin.
Lidhur me këtë, është për t’u kujtuar Uilliam Rajhut (1897-1957). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie intelektuale, profesionale, qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atë të konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre. Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot.
U morr vesh se momenti më i trishtuar ose vetmuar në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen
përditë, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij, thonë kështu filozofët dhe sociopsikologët e njohur botëror ose ndërkombëtar.
Ndonëse, një situatë e tillë doduhej të ishte e kundërta e atyre të fillëve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike. Pse kjo? Sepse, zoti “baba”, gjithnjë e më shumë e sikur ka humbur besimin dhe autoritetin e tij. Kultura shkencore, materiale dhe revolucionare, ia kanë minuar besueshmërinë. Familja monogamike e mbyllur në mënyrë paralele, dikur kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të mëdha ndaj rendit borgjez, skllavopronar ose feudalist nga ana e lëvizjeve popullore e proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit.
Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare ose identitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik ose skizofreniko-oligofrenik.
Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës
së tij. Ndaj, çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar qoftë ai?, e bën të vështirë integrimin e tij racional dhe pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur ngusht me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit. Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit dhe maliciozitetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar, si dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë edhe të tjerët tek ai. Kjo për të lehtësuar shqetësimin, dhe sidomos për të tërhequr vemendjen dhe simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht se e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit.
Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek “Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, psikofizik etj.
Ndryshe nga kjo, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.Interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”: Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore – traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri relative dhe kolektive e llojit. Ne të gjithë sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Ndaj, secili prej nesh sikur është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jung e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë individuale dhe kolektive, ekzistojnë edhe shpërthimet, instiktèt ose emocionet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler nga ana tjetër.
Pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo mbi arketipet (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive: shprehen ose manifestohen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite, epose dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara nga individët, ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme ose brenda nesh. (“miti” mbi Hashim Thaçin ose Ramush Haradinajn”, “miti” mbi Ibrahim Rugovën” ,”miti” mbi Albin Kurtin” etj.)
Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur. Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite dhe histori.Të jetojmë duke vdekur apo të vdesim duke jetuar…?!
Shikuar nga aspekti sociopsikologjik ose antropopsikologjik, urrejtja, frika, dyshimi, paranoja, fobia etj., janë reaksione të brëndshme dhe tërësisht normale që i nevojiten organizmit tonë për të reaguar ose për t’ u mbrojtur dhe rezistuar nga problemet, shqetesimet, rreziqët (kanosjet) ose katandosjet e ndryshm akute ose kronike që na shoqërojnë në menyrë individuale ose kolektive.
Frika dhe dyshimi parasegjithash bëjnë pjesë në gupin e ndjenjave ose emocionëve të para ose primare që paraqiten relativisht herët. Duke u shtuar dhe zhvilluar gradualisht si proces. Varësisht prej ndjenjave, kanosjeve, situatave ose emocionëve të ndryshme ( objektive dhe subjektive) që e mbështjellin ose rrethojnë (përthekojnë) botën e brendshme shpirtërore ose emocionale të personit ose individit, gjegjèsisht, “kosmosin” ose “uniiversin” e tij shpirtëror,emocional, mental ose psikofizik.
Ndërkohë që ndjenjat ose emocionet e brëndshme (në ambiente dhe situata të caktuara eksituese dhe deprimuese) që konsiderohen të rrezikshme, fluide ose eskalative, dhe, ndaj të cilave jemi të paaftë ose të pafuqishëm të rezistojmë dhe të reagojmë: Nxisin ose provokojnë ndjenjen e frikës dhe një dyshimi të ndërsjelltë ose permanent që përcillen dhe shoqërohen mëpastaj me paragjykime dhe reaksione të çfarëdollojshme si fobia, paranoja, frika, urrejtja, xhelozia, mizantropizmi, skizofrenia , oligofrenia ose paragjykimët tjera ablanative, inhibilitive ose instiktive dhe kështu me radhë.( pa e njohur as studiuar kurrë njeri tjetrin!) të cilat nxisin dhe shkaktojnë ambiente, atmosfera dhe situata të ndryshme konfliktuoze dhe eskalative në shoqëritë e ndryshme shtetërore, qytetare ose politike kudo në botë. E sidomos tek ato tranzitore ose post-komuniste si Kosova…Duke i nxitur dhe provokuar kështu mbrojtjen, hakmarrjen dhe konfliktët tjera individuale dhe kolektive në ambiente dhe cituata të caktuara sociale dhe psikologjike si instikte ose reaksione (reagime) të pakontrolluara ose iracionale dhe negative në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale dhe kolektive nga të cilat nuk përfiton askush.
Shih për këtë: Në këtë botë tonën të përbotshme ose infinitive, eksistojnë njerëz që e ndryshojnë dhe determinojnë jetën dhe personalitetin e vet, ngase i frikësohen vdekjës, hakmarrjes ose pasojave të tjera objektive dhe subjektive dhe njerëz të
tjerë që e bëjnë ketë, sepse i gëzohen jetës dhe vlerave të saj globale ose universale.
Grupi i parë i këtyre njerëzve jeton duke vdekur, ndërsa grupi i dytë vdes (vdesin) duke jetuar.
Kjo donë të thotë se pavarësisht asaj se kur do vdesim? Ne duhet të vdesim duke jetuar dhe duke i gëzuar vlerat dhe frytët e jetës. Kjo për faktin se jeta dhe vdekja ( të dyja bashkë ) janë pjesë e një “ligji të pandryshuar” (global ose universal) në natyrë ose në gjithèsi. Ne si qenie ose si krijesa njerëzore në këtë botë, jetojmë në diversitete te ndryshme ose polaritet. Respektivisht, në një harmoni të përgjithshme fizike ,sociofizike, teofizike, transcendentale, metafizike dhe dialektike me njeri tjetrin.Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin. Nuk ka asgjë të amshuar dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet dhe polaritet të pafund, përveç respektit, besimit dhe dashurisë sonë globale ose universale ndaj jetës dhe kuptimit të saj hyjnor ose universal. Ajo që mund të quhet e amshuar dhe e përjetshme është vetëm ligji i mosndryshimit. Të tjerat (si lindja, zhvillimi, përsosja, shpërbërja, vdekja etj.)- janë vetëm ligje ose “procese të zakonshme” të fizikës në natyrë. Ajo që vdes ose që shpërbëhët: Lindë dhe zhvillohet mëpastaj përseri.
Kjo do thotë se pa vdekje nuk ka as lindje, nuk ka jetë, nuk ka zhvillim, nuk ka proces as ndryshim. Pa mbarim nuk ka fillim, pa shpërbërje nuk ka ribërje.
Kur kemi lindur dhe kurë kemi ardhur në këtë botë nuk na ka pyetur askush as “mua” dhe as ” ty”,as “ne” dhe as “ju”!.
E njejta do vlei edhe atèherè ku do ikim nga ky peroces i pandryshuar natyror dhe mbinatyror.
Ndaj, të jetojmë duke vdekur” apo “të vdesim duke jetuar” ?! Ketu qëndron dilema.
Në instancë të fundit, ligji themelorë i jetës sonë njerëzore ose shoqërore-qytetare është ligji i respektit dhe dashurisë sonë reciproke ndaj jetës, si dhe ndaj njeri tjetrit. Rreth kësaj biocenoze apo mbase rreth këtij “rrethi vicioz” duhet të ecim dhe të levizim të gjithë. Ndaj, veproni edhe praktikisht, jo vetëm teoritikisht.
“Mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj…Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) mëse shumëti…Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni)
Se këndejmi, e kemi thënë ose cekur shpeshherë se çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja- trupi i njeriut.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.
Ndaj, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), intelegjencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehura ose maskuara në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike.
Në këtë prizëm edhe “logosi” është operativë ose funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike.
Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, instiktive ose intuitive, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj.
Me fjalë tjera, “logosi” është ‘organ’ ose ‘enërgji e gjallë’ që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut.
“Logosi” pra në radhë të parë është ‘ligjë’ ose një ‘princip i lartë universal’ i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike, botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike.
Pa i harruar në këtë sfond edhe intelegjencën emocionale së bashku me forcën ose enërgjinë pozitive brenda vetvetës tuaj.
Mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët brendapërbrenda jush ose brenda nesh. Respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën dhe nënvetëdijen tuaj.
Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetës tuaj, duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e kahmotshme për arritjen dhe realizimin e qellimëve të ndryshme objektive dhe subjektive. Dhe, do i shihni edhe vet efektët e forcës (fuqisë) dhe enërgjisë së madhe racionale dhe pozitive brenda vetës ose vetvetës tuaj, të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion. Duke i floruar, eksploruar dhe pasuruar kështu edhe ‘kopshtin’ e mendjes dhe shpirtit tuaj.
Ndryshe nga kjo, shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situaë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak. Gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashmte me pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në “fizikën” dhe “kiminë e brendshme” të trurit dhe shpirtit të njeriut.
Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, inati, urrejtja, xhelozia, fanatizmi, paranoja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë seriozisht organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik), organik, psiçik ose psikologjik.
Në këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, nervore, mentale ose psikologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese. Duke menduar edhe në “pacientët e lartë” institucional dhe funksional në Kosovë. E sidomos në gazetat ose mediat e ndryshme kosovare.
Për me tepër ndërkaq, thuhet se personat ose individët e ndryshëm psikopat, skizofren, neurofren, oligofren, suicid, paranojak, mizatrop etj.., shpeshherë bartin maska ose “fytyra të bukura” në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive. Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme si fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, mosdurimi, mosbesimi, fodullëku, cinizmi, injoranca, prepotenca, kretenzmi, shpifja, trillimi, komploti, shantazhi, revanshi ose hakmarrja etj.
Ndaj, sociopsikologët ose antropologët e ndryshëm në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikpat ose maniak të rrezikshëm depresiv, violent, infantil dhe psikopatologjikë.
Sipas një maksime ose proverbe të njohur greke:” Të marrëve, të paditurve, të robëruarëve dhe fukararënjëve, askush nuk u jep bukë, para, liri ose drejtësi, por vetëm
shëmbuj të ndryshëm, leksione dhe këshilla.
U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, semiologjike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.
Atëherë, ç’është iintelekti ose intelegjenca e njeriut?
Çarlls Darvini në “Orgjina e specieve” pos tjerash thotë se intelekti ose intelegjenca e njeriut, janë kurorëzim i evolucionit, dhe nuk ka asgjë me sublime dhe më relevante se kjo.
Ndërkohë që hulumtimet, studimet ose analizat e mesipërme në fushën e njohur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste mund të ndahen ose klasifikohen në tre (3) pjesë ose kategori të ndryshme: Në subjektivizmin e përvojës së përgjithshme pozitive ose pozitiviste, në karakterin e njohur njerëzorë, pozitivizmin objektiv dhe subjektiv të personit ose individit si dhe në bashkësinë (shoqërinë) dhe institucionet funksionale dhe pozitiviste të shtetit dhe shoqörisë përkatëse ose respektive.
Ndërkaq, çelësi ose formula kryesore e psikologjisë pozitive janë ose mund të jenë stabiliteti i preferuar psiçikë ose psikologjikë i personit ose individit, mirëqenia dhe lumturia e tij , funksioni ose fuknksionimi optimal ose maksimal së bashku me vetëbesimin, vetrespektin dhe vetepërcaktimin e njohur autonom, funksional dhe aksional në kuader të psikologjisë kognitive, reflektive dhe pozitiviste.
Në anën tjetër ndërkaq, fati, shëndeti, familja, profesioni, kariera, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli i njohur pesëfaktorial etj.: U përkasin ose takojnë si të thuash predikatorëve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale ose periodike në kontekstin e sipëpërmendur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste. Duke menduar këtu në konstelacionin e raportëve ose marëdhëniëve të njohura kognitive, intrinznike dhe ekstrinznike që i përkasin variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturorë, sociopolitik, socioekonomik, socidemokratik, sociodemografik dhe të tjerë.
Aty e kemi edhe intelegjencën e brëndshme ose emocionale (EI) të personit ose individit së bashku studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike të potencialit dhe mundësive të tij objektivë dhe subjektive dhe kështu me radhë.
Me fjalë tjera, personat e mençur, intelektual ose intelegjent, në natyrë dhe gjithësi, e shohin dhe lëxojnë një katalog ose partiturë gjërash, ligjësh, procesësh dhe fenomenësh të ndryshme natyrore, interstelare ose intergalaktive, që janë të panjohura ose abstakte për personat ose individët e paditur ose jointelegjent.
Ata e njohin dhe kuptojnë edhe materien dhe antimaterien, edhe materien e bardhë, edhe materien e zezë ose asfodelte dhe kështu me radhë.Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine ‘interlligere’, që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve.
Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj. Sipas tyre inteligjenca (intelegjencia) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetvetën e tij.
Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën iracionale.Ndaj, gjithënjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelektit ose intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.
Për Hegelin ndërkaq, intelegjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike.
Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte intelegjencën vetëm nëpermjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut.
Shopenhaueri e shihte intelegjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë esencial.
Dekarti e përcakton intelegjencën si “mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash”.
Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit dhe radiusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës.
Se këndejmi, Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se “qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe intelegjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve”.
Ndryshe nga kjo, në psikologji, intelegjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person jointelegjent ose më pak inteligjent: enërgjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa, rezonansa dhe sensibiliteti.
Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent dhe jointelektual.
Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja intelektuale, profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj.
Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshtet faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit , intelektit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe intelegjencës së tyre, konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe intelegjent të sundojnë ose mbizoterojnë mbi personat jointelektual, jointelegjent ose më pak inteligjent.
Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe intelegjent, sipas psikologjisè politike, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare.
Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, pèrveç tjerash në politikën, informimin (median e shkruar dhe elektroike), si dhe në të gjitha institucionet tjera të Kosovës-mbizotron “fryma” ose ideja përverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike, sipas tè së cilès, gjithçka duhet përmbysur ose rrotullar në raport me “figurat ose personalitetët e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike” dhe të tjera nga Kosova dhe Shqipëria.
Ndaj, mu për këtë, Kosova nuk bën (nuk duhet lejuar) t’i ngjasoi vazhdimisht një karantene ose klinike të izoluar dhe mbyllur hermetikisht, në të cilën, të gjithë vuajnë nga e njëjta sëmundje ose diagozë: edhe pacientët (populli) edhe “personeli mjeksor” i klinikës, gjegjësisht, politika, pushteti, media e shkruar dhe elektronike etj.. që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.
Pa të keq ndaj askujt!
“Amicus Platoe, Magis Amica Veritas”…..!