Borxhi i sigurimeve shoqërore thellohet akoma më shumë duke rrezikuar që shumë nga ata që punojnë sot të mos marrin pension të denjë kur të arrijnë moshën.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se stoku për sigurimet e papaguara shoqërore arriti në fund të vitit 2021 në rreth 17.7 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me mbi 700 milionë lekë kundrejt një viti më parë.
Pensionet Private i kanë dhënë zgjidhje sistemit të pensionevenë të gjithë botën, ndaj ka ardhur koha që edhe në Shqipëri ti kushtohet më tepër vëmendje dhe të kthehen në një zgjedhje përtë gjithë qytetarët, në mënyrë që secili të ketë një standart jetese në pleqëri ashtu siç e ka në rini.
Një prej personazheve të njohur që kanë zgjedhur të ndërmarrin një hap të tillë është edhe ish arbitri i futbollit, Lorenc Jemini.
Ai fton të gjithë komunitetin sportiv në vend të bëjnë të njëjtën gjë.
Lorenc Jemini: Jam këtu për të prezantuar një produkt shumë të rëndësishëm për individët. Duke qenë se unë vij nga bota e sportit ja sygjeroj të gjithë sportistëve, të cilët gjatë moshës që janë aktivë dhe kanë të ardhura të mjaftueshme, duhet të investojnë një sasi te Fondi Privat i Pensionit në mënyrë që në moshën e pensionit standarti i tyre i jetesës të mos preket dhe të jetë pothuajse njësoj.
Pse duhet ta bëjnë të gjithë sportistët por edhe arbitrat? Sepse mosha e pensionit duket larg por vjen shpejt. Kemi edhe eksperiencat e personave të tjerë që e kanë bërë një gjë të tillë.
Ndërkohë ne intervistuam edhe CEO-n e Fondit SIGAL, Z. Elvis Ponari, njëherazi edhe Kryetar i sapo zgjedhur i Shoqatëssë “Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve”.
Z. Ponari rëndit edhe tre arsye pse këto Fonde janë një mundësie artë që duhet shfrytëzuar nga të gjithë qytetarët, pavarësisht profesionit apo të ardhurave të tyre mujore.
Elvis Ponari: “Skema e sigurimeve private, me pensionin privat, janë një risi humë e mirë e cila që nuk është shfrytëzuar në maksimumin e tyre.
E para, Fonde private vullnetare, të kapitalizuara dhe të shëndetshme do të thotë që qytetarët do marrin më shumë pension në pleqëri.
E dyta, I jep mundësinë njerëzve të ruajnë të njëjtin standard jetese e konsumi gjatë gjithë jetës. Nëse kursejnë/kontribuojnë sot në mënyrë vullnetare, do të thotë që ata do kenë një jetë më të qetë në moshën e pleqërisë.
E treta, ulin vartesine ndaj skemës shtetërore, e cila siç po e hasim çdo ditë, është në vështirësim të mëdha.
Si aktorë kryesorë në treg, prej kohësh ne kërkojme të ofrojmë të njëjtin standard ose nivel pensioni, minimalisht si Kosova apo Maqedonia e Veriut, të cilat I shfryëzojnë prej vitesh këto skema.
Lidhni një kontratë për pensionin tuaj me Fondin SIGAL UNIQA dhe kontribuoni sipas dëshirës. Ose na lejoni t’ju këshillojmë qe pensionin ta kaloni gëzueshëm si 10.000 antarët tanë të siguruar në këtë skemë prej 11 vitesh tashmë.
Në fakt iu bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të paguajnë krahas kontributit të detyruar të hapin një skeme private sigurimi me fondin SIGAL UNIQA”.
Themelimi nga SIGAL UNIQA në vitin 2011 i Fondit të Pensioneve Vullnetare ishte një parapritë e zhvillimeve që do të vinin, sepse sot, ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të kenë të njëjtat mundësi zgjedhjesh për investim për veten e tyre si në Europë.
Sot ky Fond është krenar që është më i madhi në Shqipëri dhe numëron me mijëra individë dhe subjekte si anëtarë të saj. Sikundër ka edhe me dhjetëra qytetarë që kanë investuar që prej themelimit dhe sot gëzojnë pensionin e tyre, duke bërë një jetë normale dhe pa shqetësime financiare.
Ndaj mos prit! Fillo të mendosh për pensionin tënd shumë kohë para se të pushosh së punuari.
Fondi SIGAL, Ndërtojmë të ardhmen së bashku…
Keni pyetje?
Adresa: Rruga “Ukraina e Lirë”, pas Kullave Binjake, Tiranë
Cel: +355 67 40 26 007