Në këtë sfond, dy luftërat e mëdha botërore së bashku me zhvillimët e përgjithshme në botën e pasluftërave të mesipërme botërore ose planetare, do e “zbulojnë” dhe konfirmojnë (njëherë e përgjithmonë) – rolin dhe pozitën e njohur epokale dhe historike të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-s) si supërfuqia me madhe politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike e globit tone në çdo kohë dhe hapësirë. E sidomos në kuptimin e mbrojtjes dhe garantimit të paqës dhe sigurisë globale në përgjithësi si dhe të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njohura shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike dhe të tjera të njerëzve, popujve (kombeve) dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit në veçantii.
Lufta e Dytë Botërore do mbahët mend si lufta ose konflikti me i madh, me i përgjakshëm dhe me shkatërrimtar në historinë e përgjithshme të luftërave ose konfliktëve të ndryshme ushtararake ose luftarake në planetën ose globin tonë që nga antika e larget dhe deri me sot. Nepër frontët ose fushëbetejat e ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, atëbotë e kishin gjetur vdekjën me tepër se 55 milion njerëz. Ndërkohë që me tepër se 3O milon të tjerë do ngelin si invalid të përhershëm të luftës dhe kështu me radhë. Mos të flasim këtu mbi dëmet ose pasojat e shumëta materiale, infrastrukturale, ekonomike, industriale dhe të tjera gjatë kohës së luftës!!!
Ndërkaq, nepër etapat ose periudhat e njohura mes dy luftërave të mëdha botërore, do bëhen të shquara ,konkrete, reale dhe tepër aktuale ose pragmatike edhe formulat, konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura si” New Deal” dhe “New Freedom” të presidentëve te atëhershëm amerikan, Vilson dhe Hover. Për t´u zevëndësuar ose trasheguar dikur me vonë me konceptët, doktrinat, idealet dhe vizionet e njohura globale ose universale si ” Roll Back” , gjegjësisht, ” paqëja dhe siguria e detyruar me anë të forcës ” dhe të ngjashme nga ana e presidentëve tjerë amerikan si Rousvelt, Truman, Eisenauer, Kenedy, Xhonson, Nikson, Regani, Bush dhe Klinton ..nepër etapa ose periudha të ndryshme të pasluftës së dytë botërore, ish ” luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose blllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, luftës sè Kosovës etj.
Se këndejmi, falë pikërisht rolit dhe kontributit të lartëpërmendur (kolosal dhe tiantik) të SHBA-së: Shtetët dhe shoqëritë e ndryshme evropiane dhe me largë, nga i ashtuquajturi “stadi” ose niveli lokal i zhvillimit, koperimeve dhe bashkepunimëve të ndryshme lokale, rajonale, ekskluziviste ose përjashtuese dhe proteksioniste, ishin ngritur dhe kishin përparuar në një “shoqeri të përbashkët” globale ose universale në kuptimin e përgjithshëm ushtarak, politik, monetar, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial, teknologjik etj.
Ndërkaq, pas ngritjes dhe themëlimit të të ashtuquajturit “Paktit të Bruskseli” ose të “Beneluksit” me 1948, respektivisht, menjëherë pas aprovimit (miratimit) historik të “Doktrinës ” ose ” Rezolutës ” së famshme të Arthur Wanderbergut: SHBA-së në stilin dhe cilësinë e njohur (epokale dhe historike) të superfuqisë me të madhe dhe kryesore të Perëndimit dhe tërë globit tonë tokësor; në bashkëpunim me vendët tjera mike dhe aleate, me 4 prill të vitit 1949, do e ngrisin dhe themëlojne Paktin e Natos, të njohur botërisht si Aleanca Veriatlantike e Natos me seli në Bruksel. Duke i vënë në këtë kuader edhe bazat ose themelët e përgjithshme dhe të përhershme të “shtëpise së përbashkët evroatlantike” të popujve dhe shtetëve të pavarura, të lira, sovrane, qytetare dhe demokratike brenda saj.
Të gjitha këto së bashku si ideale, projekte, ide, teori, platforma, formula, doktrina dhe vizione të njohura epokale dhe historike të shtetit dhe popullit ( kombit) të madh amerikan -përballë “projektëve”, doktrinave, teorive” dhe formulave të ndryshme hegjemoniste, militare dhe ekspanzioniste të ish BRSS-së dhe “Paktit të Varshavës” – menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo me qëllim të “rrethimit global” ( lëxo :kontinental dhe interkontinental) të Rusisë ( ish BRSS-së), Kinës dhe ideologjisë se tyre “revolucionare”, apo me konkretisht imperiale, kolonialiste, militariste, hegjemoniste dhe ekspanziiniste në tërë globin. Duke i nënkuptuar këtu edhe paktet ose aleancat tjera politike, ushtarake, ekonomike, strategjike ose gjeopolitike gjithandej globit si “Rio Pakt”, “Anzus Pakt”, “Seato Pakt”, “Cento Pakt” , “Bagdad Pakt”, “Teheran Pakt” etj.
Për me tepër ndërkaq, në kuader të “Planit Marëshall”: SHBA-së me qëllim të rindërtimit ose rimekëmjes së gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, politike, finansiare, industriale dhe ekonomike të Gjermanisë, Francës, Italisë, Austrisë, Spanjës, Portugalisë si dhe vendëve të tjera mike dhe aleate, asokohe do i investonin me tepër se 31OO miliardë dollar amerikan.
Ndonëse, pa i cekur këtu edhe angazhimet dhe kontributët tjera kolosale dhe titanike të Shtetëve të Bashkuara në domenin e njohur të garantimit të paqës, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme ushtarake dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe gjithandej globit.
Paralelisht dhe në harmoni të plotë me procesin e lartëpërmendur të rindërtimit ose rimëkëmbjës së përgjithshme industriale dhe ekonomike të Evropës Perëndimore dhe me gjërë: Kishte rrjedhur dhe ishte zhvilluar edhe procesi i njohur i uljes së tensionit ose përmirësimit të marëdhëniëve dhe raportëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në kuader të vizionit dhe ‘rendit të ri botërorë ose ndërkombëtar’. Kjo sidomos në etapën ose periudhën e njohur të ” detantit” ose “status quosë” së njohur nukleare ose atomike ne mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësishtë, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-s, kur rivalitetët dhe antagonizmat e njohura bipolare ose bllokste në të dyja anët e konfronturara rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën, me kalimin e kohës ua kishin lëshuar si të thuash vendin ose primatin e plotë arritjeve, zhvillimëve dhe përparimëve të njohura industriale dhe ekonomike në Republikën Federale të Gjermanisë si dhe në vendët tjera anëtare të BE-së.
Në këtë menyrë edhe e ashtuquajtura “lufta për Gjermaninë” dhe pozicionin e përgjithshëm ose përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman, ishin bërë si të thuash elementi ose kapitulli (instrumenti) krucial dhe ambivalent i konfrontimëve ose rivalitetëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, përkatësisht, në mes Paktit të Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës” për shumë vite ose dekada me radhë. Kjo në radhë të parë për shkak të resursëve ,kapaciteteve dhe potencialëve të njohura njerëzore dhe materiale, respektivisht, shkencore, industriale dhe ekonomike të popullit ose kombit të madh gjerman.
Ndryshe nga kjo, idealet dhe vizioni i ri në marëdhëniët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare së bashku me ngritjen dhe themelimim e Bashkimit Evropian ( BE-s) si dhe mekanizmave ose “instrumentëve të përbashkëta” finansiare, monetare, industriale, tregtare, ekonomike, politike, ushtarake dhe shumë të tjera në këtë sfond: Pos uljes së gjakrave, përkatësisht, rivalitetëve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave, averzionëve ose tensionëve të ndryshme ndërshtetërore, ndèrnacionale, qeveritare, politike, ushtarake, ekonomike, strategjike, konceptuale, ideologjike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera në mes popujve dhe shtetëve ( fuqive) të ndryshme të kontinentit të vjetër evropian: Në një masë tepër të madhe do iu shkonin për shtati disa vendëve të vogla si Belgjika, e cila krahas Brukselit si kryeqytet ose kryeqëndër administrative dhe politike të UE-së (BE-së), e kishte ngritur dhe promovuar Antwerpenin (Anversin)-apo metropolën e njohur të Flandrës (Flandrisë) në një qendër (epiqendpër) të fuqishme industriale, finansiare, tregtare dhe ekonomike përmasash kontinentale dhe interkontinentale.
Antwerpeni (Antverpeni) ose Anversi, i njohur si “qyteti i rubinëve, safirëve, xhevahirëve ose diamantëve”, gjatë vitëve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ishte qyteti ose metropola me e pasur dhe me e fuqishme finansiare, tregtare dhe ekonomike në Europë dhe me largë.
Në Antverpen, në kuadër të industrisë ose teknologjisë së rafinuar (precize) të përpunimit të xhevahirëve ose diaamantëve, dikur ishin të punësuar me shumë se 35.OOO persona ose individ që fitonin shuma të mëdha parashë ose kapitalit.
Ndërkaq, shefat ose pronarët kryesor të koncernëve të fuqishme të xhevahirëve ose diamantëve në Antwerpen (Anvers) ishin masonët ose pronarët e fuqishëm ebrej ose izraelitë që e kishin tubuar ose grumbulluar kapitalin e tyre në Antwerpen (Anvers), Bruksel, Lijezhë ose Brizhë (Bruge) të Belgjikës, apo në Ajndhoven (Filips), Harlem, Utrecht, Rotardam ose Amsterdam të Holandës, në Lion, Marsej, Paris, Bordo, Monako ose Monte Karllo të Francës, në Londër, Mançester, Biriminghem, Lids, Liverpul, Shefild, Sautempton, Kardif, Gllazgou, Edinburg ose Aberdin të Britanisë së Madhe, në SHBA-së, Kanada, Australi dhe gjithandej, pas Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë që në kuader të rrjetës së madhe tregtare, industriale, finansiare dhe ekonomike të xhevahirëve ose diamantëve me seli në Antwerpen, masonët ose pronarët e pasur izraelit, dikur i kishin të punësuar, shpërndarë dhe sistemuar afro 5OO. OOO njerëz ose bashkëpunëtor, kryesisht në SHBA-së, Britani të Madhe, Izrael etj.
Në anën tjetër ndërkaq, nga 5OO kompanitë më të fuqishme finansiare, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 2OO prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA-së).
Ndonëse, edhe kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi ose mbi 48 % nga totali i përgjithshëm. Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera.
Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2OO4, ishin 38O miliard dollar amerikan, ndërsa në vitin 2OO5 dhe 2OO6 e tejkaluan shifrën e 5OO ose 7OO miliardëve, e sidomos me rastin e luftës së Irakut dhe kështu me radhë.
Ndërkaq, firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliard dollarëve amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punëtor në SHBA-së dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, General Motors, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore ekonomike të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.
Gjithashtu, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21)- ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.
Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh e i fuqishëm. Sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos. Në Bankën botërore me 16. 4 %, gjithashtu.
Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, finansiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.
Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, aktive dhe interaktive të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarèshme të globit, kanë shtrirje dhe një dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral.
Ndryshe nga kjo, në dy-tre dekadat e fundit të shekullit 19 (XIX) : SHBA-së ishin ngritur dhe promovuar në fuqinë ose supefuqinë kryesore ushtarake, politike, industriale, finansiare, tregtare dhe ekonomike të globit ose planetit tonë. Me ç’rast, krahas zhvillimit ose bumit (hovit) të madh industrial, teknologjik, tregtar dhe ekonomk, në SHBA-s kishte filluar edhe bartja, liferimi ose koncentrimi i thesarit dhe kapitalit botërorë. Duke i përfshirë ose veçuar në këtë histori edhe baronët ose manjatët e njohur të trafikut hekurudhorë (Vanderbildt), të arit, argjentit, xhevahirëve ose diamantëve (Jay Gold), hekurit, plumbit dhe çelikut (A. Carnegie etj.), të naftës, gasit dhe benzinës (J. D. Rokefeler), industrisë së mishit (Gustavus Franklin Swift & Philip Danforth Armour), të industrisë ose teknologjisë agrare ose bujqësore ( C. Hall & Mc Cormick), manjatët ose mogulët e Bursës së famshme të New Yorkut, ata të Holivoodit dhe kështu me radhë.
Në Çikago të SHBA-s, pos katerdave të shquara të politologjisë dhe psikologjisë, ndodhët edhe selia e Federatës së Punëtorëve Amerikan (“American Federation of Labor, ATL) etj.
Studimi, analiza, kuptimi, definicioni ose interpretimi i kualifikuar, kodifikuar, kontestual, kontekstual, profesional, intelektual, kolokfial, kontemplacional, komponentcional, konfidencional, konvencional dhe kompetent i marëdhënieve ose raportëve të njohura perëndimore ose transatlantike-përballë trendëve ose tendencave të njohura militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste, ataviste, revanshiste, subbllokiste, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera të Rusisë dhe Kinës: Pos tjerash, lë të kuptojmë se për botën e sotme postmoderne ose neobashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë!
Ndonëse, ‘bota globale” ose “tregu global” i vlerave, mallërave dhe kapitalit, janë pikësynimi ose përfaqësimi real dhe optimal i individit dhe kolektivitetit…Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente, dhe lëvizë tek të gjitha gjërat ose çështjet e mundshme në kuadër të një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara individuale dhe kolektive.
Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, ushtarake, kulturore, historike, gjeografike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’, epshëve, instiktëve, inevojavë, kërkesave, aspiratave ose interesave të gjithëmbarëshme të indibidit dhe kolektivitetit (në Rusi, Kinë, Serbi, Turqi etj.) mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të popujve (kombëve) dhe shtetëve tjera. Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.