Nga Luan Haradinaj – Deçan
Sot ma shumë se kurrë po më mungon burrnia jote Hilmi Nura.
Jetove me nder me kurrizin drejt pa u përkulur para furtunave që t’u vërsulën pamëshirshëm gjatë gjithë jetës.
Ti mësove bijve të tu rrugën e drejtë, rrugën e lirisë padyshim se e dije se liria duhej paguar.
Edhe për mua ke qenë dhe do mbetesh përjetësisht mësuesi im i jetës, të jetosh me nderë t’u e dashtë Atdheun e familjen ishin fjalët që m’i thoje.
Edhe sot kur të themi lamtumirë unë të kujtoj siç ke qenë gjithmonë i mendueshëm por stoik, i rreptë por i sinqertë.
Gjërat që kam mësuar nga ti janë udhërrëfyes për mua,
Jam me fat që jam bimë e jotja!