E mërkurë, 20 Qershor 2018
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një vit burg për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin.
Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, ky dënim do të ulet në 8 muaj burgim për secilin prej të akuzuarve. Ata akuzohen për kallëzim të rremë .
Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.