Nga IDRIZ ZEQIRAJ
Shuarja fizike e Presidentit Rugova, ishte një humbje e madhe për Kosovën si dhe dhimbje e skajshme, për shumësinë e shqiptarëve të përbotshëm. Kjo përcjellje lotuese mortore, premtonte një përkujtesë të përjetshme, qoftë të figurës së Tij, qoftë të porosive, të vizionit, të parimeve të hekurta të Dr. Rugovës, të shprehur në thënien lapidare: “Kokën mund të ma ndërroni, por mendimin kurrë!”
Vërtet, Presidenti Rugova u kujtua dhe vazhdon tëkujtohet, me pietet e adhurim, nga idealistët, të cilët e besuan nëgjallje Rugovën dhe vazhdojnë t`i besojnë vizionit rugovian, pas amshimit. Por, kjo nuk ndodhi me drejtuesit pasardhës të LDK-së. Përkudrazi, krijesen e Tij hyjnore, LDK-në e famshme, partinë fillestare pluraliste, në hapësirën ballkanike, për shkaqekarrieriste, e përdhosen, deri në përbaltje. Një rol të veçantë, përanashkalim, deri në harrim të Presidentit Rugova, ka lozur edheSHIK-u, që, tashme, ishte dhe vazhdon të jetë i pranishëm, jovetëm në të gjitha institucinet shtetërore, por, edhe në vet partinëe Presidentit, LDK-në!
Ndryshimi i Statutit të LDK, ikje nga Rugovizmi
“Do ta krijojmë një – Lidhje të re -“, ishte paralajmërimii kryetarit Isa Mustafa, sapo u vu në krye të LDK-së. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi! Gjithnjë e më pak lakohej emri i PresidentitRugova, kur bëhej fjalë për ruajtjen e trashëgimisë dhe tëvizionit rugovian. U fillua me rrënimin e demokracisë brenda-partiake në qendër, për t`u bartur në bazën partiake. Shuarja e aktivave, si celula të lidhjes dhe bashkëpunimit me bazënpartake, ishte hapi i parë, i largimit nga trashgimia partiake e kryetarit Rugova.
Ndryshimi i statutit të LDK-së, ishte sinjali i qartë, se pozyrtarizohej distancimi nga trashëgimia dhe fryma rugoviane. I gjithë statuti favorizonte kreun e LDK-së, duke i dhënëkompetenca tej mbretërore në drejtimin e partisë. Kjo i dhamundësi edhe të krijimit të një rrethi vicioz, më sakt, të klanit tëtij. Në marrjen e vendimeve anashkalonte, jo vetëm anëtarësinë, por edhe vetë strukturat vendim-marrëse brenda partisë, siç janëKëshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia. Kjo i dha mundësi kryetaritdhe klanit të tij, të riciklohen në pozitat e tyre, me aklamacion, përkatësisht, me votim fiktiv, “alla komunist“, hiç demokratik!
Sistemi zgjedhor, brenda partiak, u deformua, deri nëdegradim dhe degjënerim të plotë. Votimit të fshehtëdemokratik, i zuri vendin akamacioni, votim i hapur, me ngritjedore. Dhe, ku? Në Kosovën tonë, pa fije kulture dhe edukatedemokratike, me një hipokrizi e gënjeshtra klasike, siç ndodhë tepopujt e lindur dhe të rritur në robëri.
Ilustrojmë: Në një Kuvend zgjedhor, për kryetar Dege tëLDK-së, u votua me aklamacion unanimisht, njëzëri. Por, kryetari me integritet dhe dinjitoz, kërkoi përsëritjen e votimit, tashmë, me votë të fshehtë demokratike. Dhe, ashtu u bë. Rezultati sheshoi hipokrizinë e të njëjtit Kuvend zgjedhor. Pra, kryetarin e rrëzoi vota e fshehtë.
Shansi i humbur edhe i kundërshtarëve të Rugovës
Të bëmat e Presidentit Rugova, tashmë, janë lëndore, tëdukshme. Rrugëtimi i Tij i natyrshëm, me synime të qarta, përt`i sherbyer Atdheut; intelektualiteti i veçantë, parimësiaproverbiale, e solli Atë në kohën e duhur, në drejtimin e Kosovës. Presidenti Rugova e bëri paqen dhe luftën. Ai realizoishumë projekte. Maturia, aftësia unike e Tij, për të përfituarshumë miq, sepse siç thoshte Ai se “shtëpia pa miq nukmbahet“. Dhe, kjo është arritja më e madhe, për çka nuk duhetharruar kurrë.
Presidenti Rugova kishte projekte numerike dhe fisnike, për Kosovën tonë. Shteti ligjor, pa krime e hajni, me resurse tëbollshme vendore, për t`u zhvilluar e begatuar, duke siguruarmirëqenien e nevojshme, për qytetarët e Kosovës. Këto projekteishin të arta, por, ndarja nga jeta nuk mundësoi realizimin e tyre.Përkundrazi, opozitarët e atëhershëm PAN-istë, mediokër, nëvend që të mësonin nga trashëgimia e Dr. Rugovës, bënë tëkundërtën. Me qëllim denigrimi, shpifën, madje, duke botuaredhe libra, me paratë e shtetit, duke mashtruar, kinse, për lobimepër njohjet e Kosovës!?
Kundërshtarët e Dr. Rugovës, në vend që të përfitoninnga trashëgimia e Tij e shkëlqyer, ata, në gjallje provuan, tëpaktën, dy herë vrasjen e Tij, sepse, gjithsesi, e donin të vdekur. Për çudi, njëri nga atentatorët, pranon vënien dhe shpëthimin e tritolit, me telekomandë, buzë rrugës, kur kalonte vetura e blinduar e Presidentit Rugova, më ç`rast u dëmtua. Kriminelirrëfen porosinë e marrë nga anëtarë të SHP të UÇK-së, madje, me emër dhe mbiemër. Megjithatë, kriminelët janë të lirë dhe tëveshur me pushtet!
“Komandantët” profanë, inferiorë ndaj Rugovës
Disa “komandantë” të babëzitur e mujëshorë, për t`upasuruar ngutshëm e hajnisht, nëpërkëmbën, deri në përtokjen e Kosovës, shtetin më të ri, por, edhe më të brishtë të Evropës. Ata nuk lënë “gurë pa lëvizur“, për ta lënë në harresë, veprënmadhore të Presidentit Rugova. Sikur nuk u mjaftuan, me kërcënime e shantazhe, për vrasje e kidnapim të fëmijëve tëPresidentit, të cilët kaluan një fëmijëri të izoluar dhe të trishtë, unike për epokën dixhitale.
Edhe tani, kur u maturuan, zyrtarët e lartë, shtetërorë e pushtetarë, rrugaçërisht e poshtërsisht, vazhduan me shantazhe, nga më të ndyrat, kundër Familjes Institucion Rugova. Qëllimimafioz, duke i diskredituar fëmijtë e Tij, ta godasin, figurën e shenjtë të vet Rugovës, edhe pas amshimit! Megjiithatë, dështuan turpshëm. Shqiptarët kurrë nuk u lëkundën, në besimine madh, për themeluesin faktik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovësdhe të vet Shtetit të Kosovës. Për shqiptarët e përbotshëm, nëmendjet dhe zemrat e tyre, figura e Presidentit Rugova, ishte dhembeti hyjnore. Ndërkohë, për kundërshtarët e Tij, koha, historiarezervoi fundin e palavdishëm, ashtu siç pritej nga shqiptarëtdhe opinionin e gjerë botëror.
Udhëheqja e re e LDK-së, i ka premtuar elektoratit dhepopullit, se do t`i rikthehen frymës rugoviane, trashëgimisëudhë-rrëfyese, për t`i realizuar projektet e papërfunduaramadhore të kryetarit Rugova. Në mes vlerësimeve numerike, shquhet ai i Prof. Dr. Sali Berishës se “Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, nuk ka ndërmjetës në histori dhe Shqiptari, pas Gjergjit tonë legjendar“!