Botërori 2018

-Mbresa, thënie, shënime nga Besmir LUSHAJ

1.

Po shoh ekstazë, ngazëllim, sefte për humbjen e Gjermanisë.
Si tifoz gjerman kam një rekomandim qyl: Kur të mbeten katër ekipe në botëror dhe Gjermania tê mos jetë mes tyre, edhe mund të pipëtini. Tjerat mbeten muhabete instagrami.

2.

Brazili u zatet në shqiptarë. Hajlikoftë.
Tybe, Xhaka dhe Shaqiri nuk deshën vet, se apet patën me i mshue qati kryebardhit Neymar me zapti!

3.

Benevento -Islandë 1-1.
Benevento shkruan historinë!

Me çfarê krimbash luan Leo Mesi në ekip.

4.

Eh sikur të ishte Shqipëria në këtë botëror…Eh sikur të kishte dhe këtë Argjentinë në grup…

5.

Komentatori ekzempalar gafist i Tvsh-se, Kostandin Grillo, deklaroi dje se ai bënte tifo për Serbinë në botëror.
Vetêm imagjinojeni një komentator të televizionit shtetëror serb te deklaronte se ai bënte tifo për Shqipëinë në europianin e kaluar!

Kur çiftohen megalomania me kompleksin e inferioritetit, kërriç të lajnë e thajnë motet!

6.

– Meqë je tifoz me Gjermaninë, eja një muaj andej të përjetosh botërorin si gjerman.
– Ku do na çosh, Berlin, Hamburg, Mynih, Frankfurt?
– Jo, n’Shkodër ta marrsha.