Nga Hasan QYQALLA
ATROZË …-qytetit-djep i Alfabetit-
Në Manastir …E pashë djepin e drunjtë
E shkronjat në Plis
Flamurin palë-palë
Për sh’ndet shqip
E shqip s’folën një fjalë…
Në Manastir …
Në Kalan e ALFABETIT
Ku fshihen engjëjt
Ku vallëzojnë shkronjat
…në pikë-dite tesha veç vampirë
Në Manastir …
Pagëzuam Iliridën
Nun, mësues Dhaskali
Patër, Fishtën
Herioglife… Ilirishten!
Në Manastir …
Zgërdhihen djajtë
Lozin mbi varre
Ditën maska-renjë
Natën vënë zjarre
Në Manastir …
Alfabeti pa frymë në Kullë
Ngulfatë n’rrjet marimange
Myket n’sirtarë
S’flet shqip kurrë!
As për gëzim e as për vajë!
Ah Manastir, o Manastir
Pa këmbana,… shurdhmemecë
Pa dufin Ilirik
E ashtin të bren
Atroza – çirilik!