Nga Agron SHABANI – GJERMANI


“Ne duhet të ndiejmë dhe shprehim keqardhje për gjërat e shëmtuara, iracionale, groteske, reaksionare dhe anakronike që kanë ndodhur, por në asnjë menyrë dhe për asnjë çmim dhe asnjë çast, nuk duhet të biem nën ndikimin ose influencën e tyre.”, thotë Konfuqi.

Se këndejmi, triumfi i vërtetë i arsyes, ndërgjegjës, moralit, disiplinës, edukatës, kulturës dhe intelektit të lartë njerëzor ose qytetar, sipas Volterit, ndodhët ose qëndron në vazhdimin e rrugës ose misionit të përbashkët edhe me ata që e kanë humbur ose harruar dikund rrugën.

Nëse nuk gabohem, ish kryetari i LDK-së ose “presidenti historik” dhe “lideri shpirtëror” i Vjosa Osmanit, Albin Kurtit, Ramush Haradinajt, Donika Gërvallës ( e nëse doni edhe i krejt politikanëve kosovar)-Ibrahim Rugova, dikur…para luftës në Kosovë, ishte në favor të një “republike të Kosovës” të hapur (me të dyja këmbët) edhe ndaj Serbisë, edhe ndaj Shqipërisë. Apo…?!

Ndërkaq, në kuader të “demokracisë së butë”, z. Rugova së bashku me “apostujt e parë” të LDK-së dhe “mikun e madh të Kosovës dhe shqiptarëve”, z. Christopher Hill (Ambasadorin e ri amerikan në Beograd)-hodhën idenë përverse, hipokrite dhe diabolike mbi ngritjen ose formimin e një “komisioni mikst” në mes Kosovës dhe Serbisë mbi si thuhej “hulumtimin e krimëve të përbashkëta të UÇK-së dhe soldateskës kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga i cili doli ose rodhi i ashtuquajturi “Drafti famoz” i Christopher Hillit….Apo!?

Ndërkohë që udhëheqësit ose komandantët kryesor të UÇK-së, shumica prej tyre me origjinë nga fshati (katundi) ose zonat rurale të Kosovës, me të zbritur nga mali ose zonat e luftës në Prishtinë, si dhe në qëndrat tjera urbane ose qytetare të Kosovës: Sikur i harruan dhe braktisën tërësisht rolin, narrativin ose misionin e tyre çlirimtar dhe patriotik, dhe iu qasën një misioni ose “narrativi” tjetër….Atij të korrupsionit, kontrabandës, zhvatjes, stratifikacionit, uzurpimit, klanizimit, fosilizimit, monopolizimit, privatizmit, absolutizmit dhe relativizimit të shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), nderit ose moralit të luftarak, shtetror dhe nacional në Kosovë.

Disa prej tyre, prej kompleksit të Edipit ose, kompleksëve të njohuta të inferioritetit dhe maliciozitetit, si djem ose “burra të ri” të katundit të akomoduar në qytet ose kryeqytetin kosovar: U zhveshën (xhveshën) krejt cullak ose lakuriq para “elitës së lartë qytetare, kulturore dhe politike” të LDK-së.

Duke iu shitur falas ose gratis Dr. Rugovës dhe aparatit të tij, të cilët gjatë kohës së luftës, i kishin shpallur tradhëtar ose kriminel lufte dhe çka mos tjetër!

Ndonëse, pjesa dërmuese e lidershipit ose estabilishmentit politik të LDK-së, ishin “delengji të vegjël” bolshevik ose jugokomunist, të cilët mezi prisnin rishfaqjen ose “shkëlqimin” e tyre në “muzgun” ose “buzëmbremjen e parë” të UÇK-së, pas zbehjes ose fiaskos së tyre totale gjatë kohës së luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së.

Kështu që “gorillat, çobanët, kaçakët ose katundarët anarkist” tè UÇK-së dhe “qytetarët intelektual, profesional dhe institucional” të LDK-së, i bashkuan frika ose rreziku i përbashkët nga njëri tjetri. Plus milionat ose miliardat e tubuara në emër të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Një digresion….

Platoni tërë jetën dhe personalitetin e tij ia ka kushtuar një qëllimi ose ideali; të ndihmojë njerëzit të arrijnë atë gjendje që ai e quajti: eudamonia (εδαιμονία). Eudaimonia është një fjalë greke, tepër e veçantë dhe interesante , por shumë e vështirë për t´u përkthyer ose deshifruar. Sidomos në çëshjet dhe aspektët e njohura intelektuale, profesionale, karieriste, politike, diplomatike, martesore, familjare dhe të tjera. 

Ai gjithashtu vuri në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre “ideve” ose “teorive” që i mendon turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën “doxa”, dhe ne do e quajmë “gjykim i shëndoshë”, i cili si fuket në Kosovë është bërë “shoshë” ose hi e pluhur rej gabimeve, paragjykimeve, totemëve, fetishëve, fobive, paranojave, bestytnive, idolatrive, simpative, antipative ose empative të ndryshme paranormale, imagjinare, fiktive ose instiktive.

 Idetë popullore, shkencore ose humaniste mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë, familjen, famën, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë arsyes. 

Njerëzit ose politikanët atje, si duket udhëhiqen pothuajse nga instinktet, ndjenjat, emocionet ose pasionet e tyre. Duke u hedhur shpesh në vendime ose reagime mbi bazën e asgjësë për asgjë. 

Platoni do e quante zvarritje të rrezikshme të tufës ose kopesë pas një grupi kuajsh të egër me sytë të lidhur (mbyllur).

 Ndonëse, të gjitha mendimët, veprimët ose reagimet tona individuale dhe kolektive, duhet t’ua nështrojmë logjikës dhe arsyes tonë dhe jo ndjenjave (ndijimeve), emocionëve, instiktëve ose pasionëve tona.

Esenca (substanca) ose thelbi i filozofisë përmblidhet nën komandën: “Njeri, njihe dhe pranoje vetvetën tënde ashtu siç je! Duke punuar, vepruar, reaguar ose logjikuar me më shumë mençuri, maturi dhe urtësi optimale ose maksimale. Dhe, jo me ndjenja, emocione, instikte ose pasione.

Ndaj, Platoni deshironte t’u jepte (ipte) shtetit dhe shoqërise njerëz, kuadro, heronj ose lider të rinj, duke zëvendësuar kulturën e deriatëhershme, me njerëz idealisht të urtë, të mençur dhe përparimtar, të cilët ai i quajti mbrojtës (gardian) dhe model për zhvillimin dhe përparimin e të gjithëve. Këta njerëz do duhej të dalloheshin nga shërbimi publik që ofrojnë, si dhe nga modestia dhe zakonet e thjeshta,  nuk pëlqejnë të jenë gjithëmonë në pushtet si dhe në qëndër të vemendjes. Ata, sipas Platonit, do ishin njerëzit më të nderuar dhe admiruar në shoqëri.

Se këndejmi, stisjet, valorizimët ose glorifikimët e ndryshme personale (individuale), grupore, fetare, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike, provincialiste dhe kështu me radhë, janë një ‘auditorium’ ose “audiencë” e vogël në krahasim me masivitetin e auditoriumit ose audiencës globale ose universale të kombit dhe atdheut.

Shteti, pushteti, politika ose diplomacia, për shkak të homazhit, mesazhit, karakterit, misionit dhe “solemnitetit” të tyre “festiv”, gjegjësisht, inkursiv ose reperkusiv, janë ajo “ana tjetër” e vetës ose vetvetës tonë objektive dhe subjektive, ku frika, kariera dhe interesi së bashku me ëndërrat, shpresat, deshirat, pritjet ose pasionet e ndryshme politike ose karieriste, bëhen të mëdha, të dukshme, të realizueshme, të prekshme, transparente si dhe të pakufizuar nga intelegjenca, intelektualiteti, profesionalizmi, nderi, morali, disciplina, ngjyra politike ose partiake, gjinia dhe pamja (dukja) e brendshme dhe e jashtme e personit ose individit.

Ata që konkurojnë ose kandidojnë, sipas filozofisë politike, janë ata ose ato që duhet të ngrisin dhe krijojnë vlera të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike etj. Njerëzit e elektoruar (zgjedhur) dhe të besuar nga populli dhe shteti. 

Në të kundërten, feja ose religjioni i bëjnë një gjë të dobishme dhe të mrekullueshme tek njeriu, duke e ulur ose zbritur Zotin (Hyjin) në zemrën, shpirtin dhe mendjen ose intelektin e tij.Ndërsa, shkenca ose filozofia e japin spjegimin dhe kuptimin e jetës sonë intelektuale ose intelegjente, duke i ngritur njerëzit e ditur ose intelegjent në nivelin ose pijadestalin e lartë hyjnor ose profetik.

Sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit: Historia e e jetës, botës, natyrës, kulturës dhe civilizimit tonë, nuk është asgjë tjetër, veçse ngritje dhe përparim i lirisë, besimit, moralit, edukatës, kulturës, vetëdijes, emancipimit dhe intelegjencës së njohur njerëzore ose qytetare.

Shqiptarët asnjëherë nuk duhet harruar mësimët, mesazhet ose porositë e njohura nga proverba ose anektoda e njohur mbi Kolën dhe Palin, dy vëllezërit e njohur shqiptar nga Malësia e Mbishkodrës, të cilët, në kohën e sundimit të Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës në Shqipëri, të detyruar nga skamja ose zia e bukës, shkojnë të anëtarësohen në qarkun e rrethit të partisë. Me ç’rast, i pari sipas moshës, futët Kola në zyrën (oficin) e qarkut të rrethit të partisë së punës, i cili i pyetur asokohe nga sekretari i rrethit me : Shoku Kolë, ju lutëm na thuani ç’është Partia e Punës? : “Partia është nana jonë, ndërsa shoku Enver Hoxha, babai i partisë, shoku sekretar i rrethit!“, pohon Kola.
Del Kola dhe brenda në zyrën e qarkut të rrethit, futët Pali, i cili i pyetur nga sekretari i rrethit me : Shoku Pal, ç’është partia? : “Partia është nana e juaj dhe e bacit Kolë, ndërsa Shqipëria është Nana jonë, shoku sekretar i rrethit!“, i mërzitur nga përgjigjia paraprake e vëllaut të tij (Kolës)-i thotë Pali sekretarit të rrethit.

Nuk është aspak e lehtë jeta e ndodhur dikundi në mes krimit dhe fasadës. Dhe, aq me pak të ndodhit e saj permanent ose imanent në mes ‘nderit, moralit, mburrjes, krenarisë dhe lirisë së zbehur ose rrezikuar’ dhe “robërisë së qetë”!

Atje ndodhën ata që vejnë dorën në brez ose revole, apo censurën dhe mediokracinë
editoriale, redaksionale, forumiane ose kabinetike mbi ata që guxojnë t’ua peremendin ose t’ua luajnë tymin e duhanit Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veslit, Xhavit Halitit dhe tyrli “kafshe të lartë politike”!


Disa “intelektualëve”, “analistëve politik”, shkrimtarëve, poetëve ose kalemxhinjëve shqipfolës, shumë me lehtë u vjen me ua sharë ose kritikuar kombin, atdheun, familjen ose farefisin, se sa Ibrahim Rugovën, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Donika Gërvallen, Behgjet Pacollin, Lulzim Bashën, Edvin Ramën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn etj.

Me duhet të ceku në fund se si ish student i fakultetit të shkencave politike në Zagreb, por edhe me vonë, kam lëxuar bukur (koxha) shumë libra ose vepra të ndryshme nga fushat e politikës, diplomacisë,, filozofisë politike, sociologjisë, psikologjisë, antropologjisë etj…Ama mbi “politikën dhe diplomacinë e lartë” shqiptare ose kosovare, nuk kam lëxuar, parë, dëgjuar as mësuar kurrë. 

Nuk ekzistojnë nepër libra! Me besoni!

ASh