ALPET TONA
Poezi nga Kasam SHAQIRVELA
Porsi shqipet lartë ngrihen
Maja malesh që prekin qiellin
N’kanjone e korridore gdhihen
Re të bardha që folin me diellin.
Florë e faunë si rrallë gjëkundi
Me bukuri të virgjër natyrore
Historitë djepi ç’m’i përkundi
Në këto mrekulli tona botërore.
Dhe natyra e tha fjalën
Si në det e si në tokë
Adriatiku me dallgë-valën
Që lag brigjet e vendit tonë.
Pra këto janë Alpet tona
Që na ftojnë për miqësi
Jetë e shpirtë i dhurojnë
Kush i viziton me mirësi.
Flasin n’gjuhë të nënës prore
Gjuhën e vjetër prej Pellazgjie
Të kulluar atë gjuhë hyjnore
Qysh nga fillet prej lashtësie.
Aty pushojnë legjenda kohësh
Aty rrinë zana dhe ora
Aty janë të bukurat peizazhe
Të nënës natyrë e jo nga dora.
Kush e don, e ndihmon vendin e vet
Me investimet që zënë vend
Të mira e të këqija që bën në jetë
Atdheu t’i ruan e t’i mba n’mend.
______________
JETËSHKRIMI (CV) i poetit Kasam SHAQIRVELA – shkurtazi
*
Ka lindur në Gajre të Tetovës, RMV, më 27.02.1955
Si autor i pavarur krijon edhe sot … Jeton në Tetovë, kohë pas kohe edhe në mërgim.
Ka kryer shkollimin superior në Universitetin e Shkupit, për inxhinier elektroteknik, ekspert i telekomunikacionit satelitor. Pasioni i tij është krijimtaria letrare dhe studimet për lashtësinë në kuptimin gjuhësor dhe historik të saj.
Me shkrime letrare dhe studime shkencore merret më se katër dekada…
Është krijues dhe studiues i lirë, autori vitin e kaluar botoi librin “AUTOBIOGRAFI-1” ku i përfshiu mbi 64 librave me: poezi, prozë, ese, etimologj, gjuhësi, leksokogrfi, publicistikë… ndërsa edhe dyzet veprat e tjera mbetën për botimin e dytë. Për modesti dhe etikë shkrimi, në kursim të hapësirës këtu, nuk do ta japim listen e plotë të librave e cila si e tillë është publikuar në profilin e tij në fb. Për të krijuar, sadopak, imazhin përkrijimtarinë e autorin po japim disa nga veprat më përfaqësuese të tij:
- Ajo që përsëritet(n; fole të shqipes),poemë(2000 vargje)
- Kthimtek rrënjët, poema të shkurtëra
- Këngë të vonuara, poezi
- Udhështigjeve të atdheut, balada e poema
- Fjalor etimologjik i fjalëve të vjetra,etimologji
- Gjuha shqipe çelësi i artë…. gjuhësi-etimologji
- Autobiografi 1 portret krijues biografi-bibliografi
- Kohë plagësh prozë e shkurtër
- Çeta misionarësh ese
- Kangë n’gjuh t’nanës gegnisht poezi
- VELA ndër shekuj monografi
- Ujmiri roman
- Publicistikëshkrime publicistike
- Udhëpërshkrimereportazhe
- Mall n’pritje gegnisht poezi
- Dhimbje ka Atdheu poezi
- Turizmi dhe trendet turistike ekonomi turizmi
- Terminological Dictionaryof Informatics, lexicography (mbi 1000 faqe, B5)
- Terminological Dictionary of Tourismlexicography(mbi 800 faqe, B5)
- Pellazgët dhe dodona roman historik
- Ne bijtë e arbnit ndër shekuj etnogjenezë
- Leka i Madh dhe Maqedonia Antikeroman historik
- 83.Time and words poetry
- Zeit der besorgnis poesie
- Societa progressivapoesia
- La main de la justicepoesi
- Pse po hesht detistandard poezi
- Nji koh tjetër gegnisht poezi
*
Disa nga detyrat e punës dhe funksionet që ka kryer gjatë karrierës së tij: ka qenë i angazhuar si: -Drejtor gjeneral në kompaninë “JETA-GROUP”.-President i Odës Ekonomike për Turizëm të Maqedonisë. -Lektor në Revistën Stomatologjike ”APOLONIA”.-Kryetar Kuvendi në Klubin e Shkrimtarëve “OENEUM”.-Anëtar i “Unioni Shkrimtarëve Shqiptarë”.-Anëtar i “Unioni Global i Poetëve Shqiptarë”.-Editor në Shtëpinë Botuese “V E L A” Publishing House, redaktor dhe recensues në më shumë se 100 përmbledhje poetike e prozaike…
Është i përfshirë në disa Enciklopedi, Monografi e Antologji të poetëve e shkrimtarëve shqiptarë e të huaj, në disa libra konferencash e simpoziumesh shkencore etj… Fitues i disa çmimeve letrare… brenda dhe jashtë vendit…
Një duzinë poetësh, shkrimtarësh e kritikësh letrarë të njohur të letrave shqipe, i kanë bërë vështrime krijimtarisë letrare të autorit, Kasam Shaqirvela, ku një numër i konsiderueshëm i këtyre shkrimeve tashmë janë përfshi në librat e botuar si parathënie, hyrje, recensione,vështrime kritike….etj.
Bën pjesë në mënyrë aktive në disa shoqata e klube letrare anekënd trojeve shqiptare dhe më gjerë.