Pas Instagramit, Facebookut, Whatsapp-it, Twitter, Pinterest, LinkedIn, tashmë edhe Tik Tok do të ketë Story.
E vetmja media sociale që kishte mbetur pa këtë opsion ka nisur eksperimentimin për versionin e ri.
Lajmin e ka dhënë themeluesi i Geekout, Matt Navarro dhe një zëdhënës i TikTok. Opsioni i ri do të ndjekë të njëjtin parim duke i lejuar përdoruesit të postojnë foto dhe video 24 orëshe para se të fshihen automatikisht.
Testet e para po kryhen në disa shtete të SHBA-së.