Të famshëm, aktivistë dhe anëtarë të publikut, të gjithë morën pjesë në tubimet e shumta të “Marshit për Jetët Tona” në të gjithë SHBA dhe në mbarë botën dje (24 mars 2018).
Protestat u organizuan në përgjigje të të shtënave në Parkland, Florida, ku u vranë 17 vetë muajin e kaluar, pjesëmarrës ishin edhe studentë të Shkollës së Mesme Markory Stoneman Douglas si dhe të rinj të të gjithë vendit duke bërë thirrje për dhënien fund dhunës me armë në Amerikë.
Disa figura të njohura kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë lëvizje si në rrjete sociale ashtu dhe personalisht, të gjithë që nga Taylor Swift, Selena Gomez, Lady Gaga, Paul McCartney, Jennifer Hudson, Ariana Grande, Demi Lovato, Kim Kardashian dhe Kanye West, ndërsa tubimi kryesor në Uashington DC përmbante fjalime nga studentët, si dhe shfaqje nga këngëtarë të mëdhenj.
Mikpritësja e “The Voice UK”, Jennifer Hudson u bashkua me korin e DC për të kënduar një version të këngës “The Times They Are A Changin” të Bob Dylan. “Të gjithë kemi ardhur këtu për ndryshim”, u shpreh Hudson gjatë performancës. “Ne jemi të gjithë këtu për një arsye: Ne duam ndryshim.”
Ariana Grande, e cila me sukses e udhëhoqi koncertin e saj në vitin 2017 pas një bombardimi po në atë koncert në Manchester Arena ku pati 22 të vdekur, gjithashtu u shfaq dje, duke kënduar këngën e saj “Be Alright”.
Performancë tjetër ishte ajo e Demi Lovato e cila këndoi këngën e saj ‘Skyscraper’, dhe më vonë nderoi performancën dhe Lëvizjen në Instagramin e saj, duke shkruar: “Sot kam marshuar me shumë luftëtarë dhe jam krenare që jam pjesë e #Marsh për Jetët Tona”.
Miley Cyrus gjithashtu performoi Hannah Montanën, shkollën e saj të vjetër, këngën ‘The Climb’, duke shkruar në Instagram se “Këto tekste kanë shumë domethënie për mua më shumë tani se kurrë”.Unë kurrë nuk do të heq dorë dhe as me miliona njerëz që marshojnë me ne sot! #Ndal dhunës së armëve,” shtoi ajo.
Krahas shfaqjeve, fjalime u mbajtën edhe nga shumë anëtarë të turmës, duke përfshirë edhe disa prej të mbijetuarve nga të shtënat e Parkland.
Studentja aktiviste Emma Gonzalez, një studente në Shkollën e Lartë “Marjory Stoneman Douglas”, mbajti një fjalim të fuqishëm ku qëndroi në heshtje për gati 6 minuta, duke theksuar sasinë e kohës që ishte aktiv atentatori.