Tag Heuer dhe Nintendo janë bashkuar për të hartuar së bashku një model të veçantë të orës inteligjente.

Konkretisht, është një version Super Mario i orës inteligjente Connected të Tag Heuer që përmban karakterin e një heroi legjendar të lojës. Ora përdor Wear OS dhe shitjet fillojnë më 15 korrik me një çmim prej 2,150 dollarë.

Ora tregon animacione të ndryshme në të cilat karakteri i Mario motivon përdoruesit të jenë aktivë dhe i shpërblen ata ndërsa lëvizin.

Tag Heuer shprehet se karakteri aktiv i Mario do të ndikojë te përdoruesit e orës inteligjente dhe se ata gjithashtu do të kënaqen me lëvizjen. Sa më aktiv të jetë përdoruesi, aq më të gjalla do të jenë animacionet.

Mario do të përshëndesë përdoruesin e orës çdo mëngjes dhe animacionet do të ndryshojnë pasi përdoruesi arrin 25, 50, 75 dhe 100% të hapave të planifikuar, domethënë distancën e kaluar. Animacionet janë të njohura dhe të marra nga universi Mario.

Versioni Super Mario ka një diametër 45 mm dhe peshon 86 gramë me një rrip gome. Është rezistent ndaj dhe  premton që bateria e saj 430mAh mund të zgjasë një ditë të tërë.

Tag Heuer po prodhon vetëm 2,000 kopje nga kjo orë, të cilat do të jenë të disponueshme në dyqane të zgjedhura dhe në faqen e saj në disa rajone.