Real Madrid mbetet marka sportive më e çmuar në botë në vitin 2021, sipas raportit të fundit të Brand Finance, me vlerë 1,276 miliardë (sërish në rënie krahasuar me 1,419 miliardë në vitin 2020).
Renditja për vendin e dytë dhe të tretë mbetet e pandryshuar, ku qëndrojnë përkatësisht Barcelona dhe Manchester United. Marka blaugrana vlen 1,266 miliardë euro (-10,4%), ndërsa ajo e Red Devils është 1,130 miliardë euro (-14%).
Në renditjen e dhjetë markave të para sportive më të çmuara mbizotërojnë klubet e Premier League, 6 në total. Ndër dhjetë të parat, fiton një pozicion Manchester City (1,118 miliardë) dhe Bayern Munich (1,068 miliardë). Dy klubet regjistruan rënien më të ulët të markës, me markën e bavarezëve e cila ka regjistruar madje rritje me 1.1%.
Liverpool zbret në vend të gjashtë, duke regjistruar rënie më shumë se 22%. Marka e klubit anglez, sipas Brand Finance, tani vlen 973 milionë euro. Klasifikimi mbyllet me PSG, Chelsea, Tottenham dhe Arsenalin. Sipas raportit, projekti i Superligës, së bashku me emergjencën e shkaktuar nga Covid-19 – ishin faktorët kryesorë që ndikuan në rënien e regjistruar nga klubet.
Në top 10 nuk shfaqet asnjë klub Italian, me Juventus që renditet në vendin e 11-të, me 565 milionë euro, në rënie më shumë se 16% krahasuar me vitin 2021.
Edhe në lidhje me nivelin e fuqisë së markës, Juventus ka dalë nga renditja e 10 të parave (në vitin 2020 renditej në vendin e 9), ku Brand Strenght Index Score është 83,6. Në vend të parë, renditet Bayern Munich që lë pas Real Madrid..
Bayern Munich kryeson renditjen e Enterprise Value (EV),, me vlerë 3,606 miliardë euro, duke lënë pas Real Madrid, në vlerën e 3,571 miliardë. Në raportin e vitit 2020, Blancos prekën kuotën 4 miliardë euro. Në klasifikimin e Vlerës së Sipërmarrjes, Liverpool mbetet në vend të tretë, ndërsa Manchester United renditet i katërti, me vlerë 3,057 miliardë euro.
Burimi: Calcio & Finanza