Copëza të mëdha të raketës kineze kanë rënë mbi Oqeanin Indian, tha agjencia e hapësirës së Kinës më 9 maj.

Lokacioni ku ranë pjesët e raketës Long March-5B është në afërsi të Maldivevem thanë autoritetet.

Raketa kineze, që ishte e pakontrolluar, u nis drejt Tokës dhe ngriti shqetësimet se copëzat e saj, në sasi prej 18 tonësh do të mund të binin mbi zona të populluara.

Autoritetet e agjencisë hapësinore të Kinës thanë se mbetjet e raketës ranë në gjatësi prej 72.47 shkallësh në lindje dhe gjerësi prej 2.65 shkallësh në veri. Këto koordinata e vendosin vendndodhjen e rrëzimit të raketës në perëndim të Maldiveve.

Kina tha se shumica e segmenteve të raketës u shpërbën me të hyrë në atmosferën e Tokës.

Raketa Long March-5B kishte dërguar në Stacionin Hapësinor një modul të Kinës më 29 prill.