Nga Guxim Alimani
E padëgjuar, por e vërtetë! Edhe emërtimet e rrugëve në Tiranë me emra trafikantësh apo vëllezërish të tyre. Kjo nuk është parë as në rrugët e Medelinit në kohën e lulëzimit të narkotrafikantit Pablo Eskobar.
Erion Veliaj emërton një rrugë në afërsi të shtëpisë së Sajmir Tahirit me emrin “Fusha”, biznesmen dhe vëllai i kryetrafikantit të heroinës, i dënuar për të dytën herë dhe vuan dënimin në Spanjë.
Të njëjtën gjë bëri vite me parë Edi Rama, i cili i dha një rruge në kryeqytet emrin “Leonard Frroku”, vëllai i trafikantëve e vrasësve Arben e Mark Frroku.
Pra, tashmë narko-shteti guxon të gdhendë në historinë e Metropolit shqiptar jo vetem emra aspak meritorë e kontribuotorë, por individë të familjeve më kriminale të vendit.