Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare i shtrirë në 25 shtete të botës e me qendër kryesore në SHBA, dhe Presidenti i saj, z.Nazar Mehmeti, e uron Kosovën për themelimin e institucioneve të saj pas Zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.
Ky urim shkon për Z. Albin Kurti, me rastin e zgjedhjes së Tij –Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së tij të re “Kurti 2”.
Ky urim i përcillet dhe Znj. Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Ky urim i drejtohet dhe Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e Presidenti i saj z. Nazar Mehmeti shprehin besimin e plotë se institucionet e reja të Kosovës, do të punojnë të përkushtuar për shtetësinë e Kosovës, integrimet euro–atlantike të saj, zhvillimin në nivele të reja të ekonomisë e kulturës, sigurisë e mbrojtjes, të shëndetësisë e arsimit në Kosovë, për rritjen e klimës së mirë për bizneset e investimet e Diasporës në Kosovë.