Në punishten që më jep kaq mundime

Jam bërë si robot klasik dhe magjik

I komanduar,  i lodhur  gjer në rraskapitje

Pa e pasur për be asnjë ditë pushim

 

Edhe flokët më pikojnë djersë

Nga puna e rëndë dhe mundimi

Këmbët e duar janë si thekra në erë

Apo si thupra shelgu mbi valë Drini.

 

Në largësi kam mall sa pesha e tokës

Me vështirësi po i bluaj vite mërgimi

Flatrohem në qiell si krahët e shqiponjës

Ballë shtërngatave nuk ndalet fluturimi.

 

Shpesh retë qytetin e marrin në gji

Do të doja të bëhëm edhe unë mjegull

Në vendlindjen e dashur të gjej qetësi

E të bëhem si zogu që ndal në një tjegull

 

Ditët rrëshqasin si harku mbi tela violine

Si bora e marsit bie butë mbi çati

Kur erdha këtu kisha vrulle rinie

E po kthehem i moshuar i thinjur me nostalgji.

                 

30 Lagater 2021 Speyer