Nga Fritz RADOVANI
2 DHJETOR 1945…ASAMBLEA KUSHTETUESE
DISHMON HISTORIA: AFROHEN VOTIMET 25 PRILL 2021.
Vllazen e Motra Shqiptarë !
Përpara se të votoni për “Rilindjen” komuniste, kujtoni thanjen e shefit Sigurimit të shtetit në Shkoder, Zoji Themeli (1946): “Kur të përmendet emri ‘komunist’ ka për t’u tmerruar edhe fëmija në barkun e nënës..!”
Dokumentue nga Prof. Sami Repishti, SHBA.
11 Janar 1946: Në Tiranë organizohet shpallja e“Republikës Popullore të Shqipërisë”, ndersa, në Shkoder punohet për me mbushë burgjet dhe podrumet e shtëpijave të Ulqinakut, Rrojit, Fasli Ademit, Vuksanve etj., me “armiqtë e popullit” që nuk pajtohen me pushtimin sllavokomunist të Jugosllavisë titiste…Vetem qyteti Verior i Shqipnisë Shkodra, në vitin 1946 kishte 26 burgje, hetuesi dhe sa e sa podrume për tortura dhe masakra të sigurimit të shtetit komunist..,të cilat, në një kohë të shkurtë do të mbushen plotepërplot me nga ma të rijtë e deri tek pleqtë e këtij qyteti që atëherë nuk kishte ma shumë se 28.000 banorë. Arrestimet fillojnë me tregtarët e Shkodres, që tirani Enver Hoxha ikerkon thesaret e arit, të diamanteve e brilantave që ua grabiten oficerët e sigurimit ndër arkat e grave të tyne, të cilve, u shtetizohendhe fabrikat, pronat, dyqanet dhe shtëpijat e tyne. Vetem tregtarit Man Tepelia më ka tregue ishoficeri i ndodhun prezent Nazif Pira, i janë marrë në rranjët e fiqve në fshatin e Vukatanës 13 teneqe vojit gurit plot me napolona ari. Në Shkoder janë shtetizue mbi 40.000 napolona ari, të cilat dokumentohen nga fletoria zyrtare e asaj kohë.., e po sa tjera.., që nuk u dishmuen kurrë?
Tirana “demokratike” me 20 Shkurt 1946, fillon e pushkaton Antarët e Regjencës At Anton Harapi, Lef Nosi e Maliq Bushati, në breg të Lanës.
Me 4 Mars 1946 pushkatohen të akuzuemit për Organizaten “Bashkimi Shqiptar” ku, veç anëtarëve të saj, thëmeluesit Mark Çuni 26 vjeç, Prof. Gjelosh Lulashi 30 vjeç, Frano Mirakaj 29 vjeç dhe Qerim Sadikut 27 vjeç, i bashkëngjiten me akuza fallse edhe klerikët At Giovani Fausti 44 vjeç (italian), At Daniel Dajani 40 vjeç dhe At Gjon Shllaku 39 vjeç, të gjithë me nga dy e tre tituj doktor shkencash përveç laurimit në teologji.
Me këte rasë arrestohet deputeti Prof. Kolë Prela dhe Avokati Muzafer Pipa, që mbyten në tortura. Hetuesia plotson proces – verbal falls të mbajtun gjoja në gjyqin e mbyllun të tyne, ku “pushkatohet” edhe avokati i Nderuem Paulin Pali.Me 23 mars 1946 vritet tradhëtisht në malësi të Veriut edhe dijetari i njohun Don Nikoll Gazulli.
Malet e Mirditës me 13 qershor 1946 lahen në gjak. Vritet Mark Gjon Markagjoni, i Pavdekshem në fletët e historisë së asaj krahinë heroike. Me vdekjen e Imzot Gasper Thaçit me 25 Maji 1946, fillojnë arrestimet e të rijve dhe të rejave të shkollave të mesme të Shkodres. Arrestohen vajzat Marije Tuçi, Angjelina Marku, Agime Pipa, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Frida Sadedini, Viktore Kuka, dhe Marije Zojzi, vritet në Sheldi me burrin e saj Pjeter Deden, nga forcat e ndjekjes.
Në Korrik 1946 pushkatohet Don Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Dedaj dhe tek Dugajt’ e Reja varet Llesh Marashi…Këta pushkatime shoqnohen me grupe të mëdha nga të gjitha shtresat shoqnore qytetarë, fashatarë, studentë, bujq, gra e pleq që janë arrestue njëheresh dhe dënue randë apo janë mbajtë sa kohë të izoluem në banesen e Guljelm Lukës, pranë shkollës së jezuitëve e mandej, me gra e fëmijë janë interrnue në kampet e shfarosjes komuniste tue fillue nga Tepelena e Berati...
Në Gusht 1946, në Pukë dënohet Don Nikoll Mazrreku, dhe porsa plotson dënimin interrnohet në Tepelenë dhe në Lushnje. Menjëherë mbas Tij arrestohet Don Pjeter Tusha. Në Lezhë arrestohet Don Nikoll Troshani…
Vjeshta e 1946 fillon me 9 Shtatorin, që sjelliskenarët e zi të asaj Lëvizje së Postribës, që vazhdoi për sa vite me ngranë koka njerzish të pafaj… Ndër viktimat e para janë Ata Burra që mbasi u vranë në afersi të Shkodres, trupat e Tyne u hodhën tek kanali i gjatë pranë fabrikës së venës, dhe i arrestuemi i parë i asaj dite asht romancieri Don Ndoc Nikaj, që mbasi e “mberthyen” me armë kraheqafë, e shetiten mbi një gomar në rrugët e Shkodres…Në Lëvizjen e Postribës u bane shumë arrestime dhe mbas sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbyten në hetuesi: Kolec Deda, Simon Darragjati, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gasper Simon Gaspri, Xhelal dhe Abdyl Hardolli, Prof. Kolë Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, dhe vargu i pafund i klerikëve katolikë që janë një kapitull në vete.
Arrestohen shumë hoxhallarë që masakrohen tek burgu i Kishës së Fretenve: Hafiz Ali Tari, Hafiz Myftia, Hafiz Musa Derguti, Hoxhë Xhemal Najpi, Hafiz Bushati dhe në Tiranë Hafiz Ibrahim Dalliu. Të gjithë krahinat e Shqipnisë pasojnë Shkodren me arrestime e interrnime të intelektualëve: Maliq Xhemal Bushati, Prenkë Kaçinari, Arshi Pipa, Elez Troshani, Riza Dani, juristi Qazim Dani, Adem Bazhdari, Sami Repishti, Ragip Meta, Loro Vata, Kolë Alimhilli, R. Barbullushi, Qazim Dervishi, Xhevat Meta, Qamil Nikshiqi, Ruzhdi Baja, muzikanti Gac Çuni, vllaznit Serreqi Gjoni, Ejlli, Luigji dhe Cini që pushkatohet etj.
Të kësaj kohë janë edhe mbytjet në torturë të Profesorëve Qemal Draçini, Simon Deda, si dhe vllaznit Palë e Mark Thani. Ndersa në Gjinokaster, vriten ushtarët Xhel Kamata dhe veterineri Dr. Paulin Shestani.
Arrestohen Don Mark Bicaj, At Karlo Serreqi, Don Ndre Simoni dhe, në Tiranë vazhdojnëprangat me klerikët e njohun At Pjeter Mëshkalla, Don Shtjefën Kurti, At Pashko Gjadri, At Mëhill Troshani dhe Imzot Irene Banushi, Ipeshkëv orthodoks që punoi për unifikim të Kishave. Dora e sigurimit vrastartashti shtrihet deri thellë në Korçë ku,arrestohet Papa Josif Papamihali, që do të provojnë një nga vdekjet ma të shemtueme të organizueme nga sigurimi komunist kur punonte në kënetën e Maliqit. Atij i bie të fikëtme lopatë në dorë dhe përsëgjalli, policët e mbulojnë me baltë ku, Ai, vertetë si një klerik i nderuem jep edhe Shpirtë…
Në Mirditë arrestohet Don Prenkë Qafalia në nandor të 1946, kater ditë para se forcat e sigurimit organizojnë me Asllan Licin, vrasjen pa gjyq të Don Luigj Picit, me 10 Nandor në fshatin Reç të Koplikut të Shkodres.
Në Elbasan arrestohet një tjetër klerik At Petraq Isak..,i cili dënohet me 15 vjet burg. Ndersa nëShkoder, me 12 Nandor 1946 arrestohen Don Mark Hasi sekretar i Argjipeshkvisë, si dhe dijetari At Donat Kurti, drejtor i Gjimnazit Fretenve dhe meshtari i ri Don Anton Muzaj…
Në Tuz të Malit të Zi pushkatohet Imz. Nikoll Tusha, një nga Klerikët Katolik ma aktiv që ia ka kushtue gjithë jeten e Tij bashkimit të Trojeve tona…Bashkluftar me Atdhetarin e Madh të Flamurit Cafo Beg Ulqini.
15 Nandor 1946 në Shkoder Kuvendi Françeskan këthehet në burg…
Arrestohet Provinçiali i Fretenve At Mati Prennushi e Rektori At Çiprian Nika…Arrestohen ato ditë edhe Imz. Frano Gjini, Regjent i delegacionit Apostolik në Shqipni, Imzot Nikoll Deda, Don Tomë Lacaj, At Palë Dodaj, At Mëhill Miraj, At Gjon Karma, Don Ndoc Sahatçija, Don Nikoll Shelqeti, Fra Ndue Vila dhe xhakoni Zef Pllumbi. Me këte grup u arrestue edhe deputeti Zef Haxhija nga Shkodra. Akuza kryesore asht “futja e armëve në Kishë”, veper që asht krye edhe në Orosh të Mirditës nga sigurimi i shtetit komunist, mbas instruksionit të oficerëve jugosllav, ngjarje e cila lidhej me vepra të tilla të kryeme pothuej në të gjitha vendet komuniste të Europës Lindore satelit të Bashkimit Sovjetik, që drejtohej nga tiranëtbolshevikë Stalin dhe Beria, dy monstra të diktaturës.
17 Nandor, Don Zef Maksen, misionar gjerman në zonat e thella të Mirditës, mbas dënimit me dy vjet burg në Tiranë, merret nga burgu prej disa agjentave të sigurimit dhe pushkatohet tradhëtisht aty pranë…
Në Prizren të Kosovës bahet gjyqi i njohun nga trupi gjykues jugosllav i të akuzuemve në organizaten “Katoliçeskaja banda” dhe pushkatohen At Bernardin Llupi, vajza Maria Shllaku, trimneshë nga Shkodra si, dhe mësuesit e nderuem Kolë Parubi dhe Gjergj Martini…Me 25 Nandor, hapet edhe një gropë mbas vrasjes Prof. Ymer Berishës e Kolë Margjinit!
Në fillim të Dhetorit 1946, mbytet në tortura nga katilët Fadil Kapisyzi e Dul Rrjolli dijetari At Bernardin Palaj.., i cili, vorroset në oborrin e hetuesisë ish konvikti “Malet tona” (Dishmi nga i burgosuni Loro Vata).
Arrestohen Françeskanët Alfons Çuni, Aleks Baqli, Leon Kabashi dhe Sebastjan Deda në Shkoder, ndërsa në Vlonë Imzot Jul Bonatti, i porsa sjellun nga Italia, që mbasi u dënue me 5 vjet heqje lirije, dergohet në një çmendi ku e shkyjnë të “sëmurët”, një personalitet i vertetë i kulturës.
Ky shkrim asht vetem një skicë e thjeshtë, ku unë kam vue penelatat e para të atij kuadri aqsa të dhimbshëm sa edhe të zymtë, të përgjakun nga një terror i pashembullt në histori që kje organizue nga specialistët jugosllavë të Beogradit me “urdhën” nga Moska stalinjane. Për këte vepër u zgjodhën kuadrot terroriste të sigurimit të shtetit shqiptar nga vetë vllavrasësit e pashoq’ dhe katilë Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Kadri Hazbiu dhe të pasuem nga fanatikë anadollakë e sllavokomunistë që, të gjithë bashkë “grusht çeliku rreth partisë”, me kriminelët Zoji Themeli, Ndrekë Nallbani, Zoji Shkurti, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Aranit Çela, Mustafa Iljazi, Gjon Prendushi, Dulaç Lekiqi, Çesk Shoshi, Idriz Çoba, Bashkim Kasoruho, Fadil Kapisyzi, Nesti Kopali, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Xheudet Miloti, Pjerin Kçira, Zoji Shkurti, Elez Mesi, Nevzat Haznedari, Kapo Kapaj, Gafur Çuçi, Lin Çollaku, Asllan Lici, Bardhok Biba, Toger Baba, Faik Nuti, Sadik Rama, Bexhet Meksi, Xhemal Selimi, Haki Llazani, Filip Pema, Ferit Mandija, Hamdi Ulqinaku, Ali Qorri, Fadil Paçrami, Gjeli Argjiri, Tonin Miloti, Misto Bllaci, Gjon Banushi, Rasim Dedja, Isa Miloti, Anastas Koroveshi, Niko Çeta, Ago Dino, Zurdi Shehu, Ali Paçrami, Petrit Hakani, Halim Ramohito, Thoma Rino, Zhule Çiriako, Alush Bakalli, Shyqyri Qoku, Jonuz Dini, Ahmet Suji, Shyqyri Kaçorri, Bastri Beqiri, Bilo Bregu, Zija Dibra, Vaskë Koleci, Çiril Pistoli, Fahri Kraja, Hys Zaja, Faik Spahija, e sa të tjerë, që nuk harrohen kurr nga Ata Shkodranë fatzezë që kanë pasë rasën me ra ndër thojtë e këtyne katilave derisa, njëditë u doli Shpirti nga gazepi dhe tmerri i pashoq që kanë provue prej këtyne bishave kur ishin të pranguem, të gjakosun dhe të shkrryem ndër çimento të qelive të akullta të sigurimit shtetitkomunist!
Kurr mos harroni se, vetem katili Aranit Çela, ka nënshkrue me doren e tij të gjakosun mbi 2000 pushkatime në Shqipninë e Veriut…
***
Në këte 75 vjetor të këtij viti të përgjakun nuk duhet të heshtim, ose ma keq të flejmë në gjumin e randë të narkozës që, komunistët e “Rilindjes” kerkojnë me e vue Popullit Shqiptarpara votimeve të 25 Prillit 2021!
Persëris per të disaten herë: Në këte 75 vjetor të këtij viti masakrash, po nuk u dënue përfundimisht tradhëtari tiran Enver Hoxha, Shqiptarët shumë shpejtë do të puthin përjetsisht prangat e robnisë komuniste!
Në këte 75 vjetor të atij viti të mnershëm të terrorit, të kerkojmë nga të gjitha intitucionet e vendit dhe ndërkombëtare: Hapjen e dosjeve dhe dënimin e figurave kriminale, tue fillue nga terroristët Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, e kështu me rradhë deri tek ata.., që ishin roje dere në hetuesi, burgje, seksioninkatolik e kampe shfarosje ku, nga Populli Shqiptar kanë humbë jeten mbi 45.000 viktima nga komunizmi barbar, gjakatar, terrorist, vrastar dhe kriminal i pashembullt në krejt kampin e LindjesEuropjane… Ai ishte “Një” nga Paraardhësit e “Rilindjes” së sotme komuniste…
Melbourne, 12 Mars 2021.