Nga Zenun HYSENUKAJ

Dielli sikur po ma kafshon fytyrën
Po ma kafshon shpirtin nostalgjia
Edhe era frynë ngadalë,
sikur don t’ma zbusë trishtimin

Sa ngadalë më plaket dita
Sytë më pikojnë mallë
Plagët e këti fshati,
nuk mund t’i qepë gjilpëra e kohës

Sot po qaj.
Për të qënë më shumë se burrë
Prindërit nuk janë më
Ata ikën
Për të mos ndjerë mungesën e tyre
Më lan këngët e dhimbjes

Sa do të doja të vajtoj si lumë
Nën këto re të ëmbla, në këtë univers
Për burrat që s’ndigjohet më zëri i trashë
Por edhe lumi një ditë vdes

E rëndë toka që mban kujtime
Gërmova kudo aq sa munda
I pyeta gurët, udhët mes livadheve
Ku vallë fmijninë e humba

I kërkoj zogjët ndër kujtime
Dhe nëpër pemë si gjej dot
I ka marrë me vehte fmijnia ime
Apo janë fshehur në detin me lotë

Rrotullohem këti livadhi tash 60 vjet
Si një kalorës i rënë nga kali
Mundohem plagët t’i qetsoj
Nga lëndimet që jeta m’i fali

I ngjyej sytë në ca rreze dielli
E me vehte flas
Peshën e mërzisë e mbaj mbi shpinë
Si një hamall porti që mban shum thasë.

Tiranë, 17 mars 2021