– Dymbëdhjetë propozime nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) për fituesit e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës 2021

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare beson se këto zgjedhje ofrojnë një mundësi të mirë për diskutuar për intensifikimin e lidhjeve ekonomike me Gjermaninë.

Gjermania ka qënë miku ynë para dhe pas shpalljes së pavarësisë, është investitori nr. 1 në Kosovë, partneri kryesor tregtar, dhe donatatori më i madh bilateral, si dhe shteti me grupin më të madh të diasporës kosovare.

Për t’i forcuar lidhjet tona ekonomike me Gjermaninë akoma më shumë, OEGJK propozon dymbëdhjetë hapat në dokumentin bashkëlidhur, për shqyrtim nga partitë politike në Kosovë dhe për fituesit e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës 2021. Shumica e këtyre propozimeve do të ndihmonin gjithashtu tregtinë e Kosovës me vende tjera dhe tërheqjen e investimeve të huaja. 

Ju dëshirojmë suksese dhe shëndet!

Me nderime,

OEGJK

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare/Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung