Nga Adem Lushaj, Deçan
“Lobi shqiptaro-amerikan, roli i tij në lirinë, pavarësinë dhe shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës”, ishte temë e ligjërimit të veprimtarit shqiptaro-amerikan, Ramiz Tafilaj, para nxënësve dhe mësimdhënësve të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Kjo ligjëratë kishte për qëllim që të njofton të pranishmit për miqësinë shumëvjeçare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me popullin shqiptar dhe interesat strategjike amerikane në Ballkan, ku Kosova dhe Shqipëria janë shtetet më të rëndësihme për praninë amerikane nëBallkan.
Paraprakiisht, drejtori i këtij gjimnazi, Hamid Qorraj, ka falënderuar, Ramiz Tafilaj, për kohën e ndarë për ta vizituar shkollën të cilën e udhëheq. “Është nder për shkollën tonë, kur të vizitohet nga një atdhetar, veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare, sidomos për promovimin e vlerave tona historike, kulturore, artistike dhe shkencore. “Jemi të privilegjuar kur në shkollën tonë, kemi prezent personin e dekoruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për arritjen e tij jetësore, i cili është çmimi më i lartë për humanizëm dhe promovim të vlerave amerikane dhe respektimit të drejtave njerëzore, pa dallim“, është shprehur drejtori, Hamid Qorraj, i cili e ka njoftuar Tafilajn (që ishte i shoqëruar nga doktori i shkencave juridike, i diplomuari në SHBA, Getoar Mjeku), rreth historikut të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri“, që njihet ndër vatrat më të sukesshme të arsimit shqip, jo vetëm nëDeçan. “Kemi kënaqësinë që të kemi në mesin tonë, një bashkëvendës, një biznesmen dhe atdhedashës, i cili gjithë jetën ia kushtoj popullit të vet”, ka përfunduar fjalën e tij, drejtori Qorraj, duke iu drejtuar “mirë se vinë në Gjimnazin tonë, zotëri Ramiz Tafilaj”!
E, Tafilaj, i emociunuar që pas shumë vitesh po kthehet në gjimnazin e vendit të tij të lindjes, e në anën tjetër edhe për arritjet e këtij tempulli të dijes, arritjet e institucionet qëmbanë emrat e tre vëllezërve, Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, drejtori i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, fillimisht ka folë për aktivitetin e Lobit shqiptar në Amerikë, si në kohën e para, gjatë dhe pas luftës, të viteve 1998/99. Sipas tij, Lobi shqiptar në Amerikë, ka histori të gjatë, që nga formimi i Shoqatës “VATRA”, në vitin 1909. Ky organizim i shqiptarëve, ka bërë që çështja shqiptare të trajtohet në vazhdimësi nga politika dhe administrata amerikane. “Kosova, sikurse edhe Shqipëria, është vend strategjik për SHBA-të, ndaj politika amerikane karshi shtetit të Kosovës, është e vazhdueshme dhe e pa ndryshueshme, pa marrë parasysh se kush zgjidhet president, apo cila parti fitonshumicën në Kongres apo Senat. Ndaj, interesat janë të përbashkëta, e SHBA-ja do ta përkrahë në vazhdimësi zhvillimin dhe integrimin e Kosovës”, ka thënë Tafilaj, duke iu përgjigjur pyetjeve nëse ka ndryshime të qëndrimeve amerikane, nga njëra administratë apo tjetra. Gjithnjë sipas tij, shqiptarët në Amerikë, janë të organizuar që ta ndihmojnë Kosovën, në të gjitha fushat e zhvillimit, duke formuar edhe grupe të veçanta në secilën fushë. Ai, ka thënë se fal Lobit shqiptar dhe përkrahjes së njerëzve me ndikim në SHBA, si Diogardi, Dolli, Engel,…çështja shqiptare në trojet ish Jugosllave, ka arrit të trajtohet në nivelet më të larta shtetërore të Amerikës. Ai, ka folë edhe për përkrahjen e të rinjve qëkanë studiaur dhe që mund të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht në studimet post diplomike. “Kemi këtu në mesin e juaj, Getoar Mjeku, njëri nga studentët e dalluar që është shkolluar, që ka doktoruar në SHBA. Sikurse, Getoari, janë edhe shumë e shumë që kanë arritur të bëjnë emër në shtetin më të fuqishëm të botës. Ndaj, edhe ndonjëri nga ju do ketë mundësinë për shkollim në Amerikë, e të cilin do t përkrahë Lobi shqiptar”, iu ka thënë nxënësve Tafilaj, i cili me buxhetin e tij familjarë, kishte shkolluar mbi 100 të rinj nga Kosova, Shqipëria apo viset tjera shqiptare. Tafilaj, po ashtu ka folë për veprimtarinë e shtëpisë së tij botuese, që është në dispozicion të krijuesve, artististëve, shkrimtarëve,…shqiptar, kudo që janë. “Librat e historianit, Jusuf Buxhovi, kanë zënë vend në institucionet më të rëndësishme shkencore, duke iu bërë konkurrencë të denjë, akademikëve serb. Përmes, Kosova, Dardania, Maqedonia,…të përkthyera edhe në gjuhën angleze, historiani Buxhovi, me fakte të pa kontestuara, po e dëshmon historinë e lashtë të popullit shqiptar, e në anën tjetër duke demantuar historianët serb të cilët po mundohen që me çdo kusht ta pengojnë të vërtetën e historisë shqiptare“, ka nënvizuar Tafilaj, duke thënë se Shtëpia e tij botuese, do jetë i hapuredhe për krijuesit deçanas. “Kemi botuar në dy gjuhët, shqip dhe anglisht, monografinë për resurset natyrore të Deçanit, sikurse që kemi botuar një libër publicitar, ku autori ështëdeçanas”, i ka inkurajuar të rinjë, në fjalimin e tij, shqiptaro-amerikani, Ramiz Tafilaj.
Në fund, bibliotekës së Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, nga Shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, iu është dhuruar kompleti, KOSOVA-I, II, III dhe disa copë libra, “Kosova-histori e shkurtër”, të historianit, Jusuf Buxhovi.