Në Ditën e 7 Marsit, “Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptareNdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar mësues dhe ish-mësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mërgata Shqiptare, me Çmimin “Pena Alpine”, me motivacionin “Për kontributet shkrimore” në faqet e kësaj gazete, përgjatë katër viteve të botimit të saj.

Prof. asoc. Dr. Shefqet Hoxha, Mësues i Popullit, “Personalitet i Shquar i Qarkut të Kukësit”, “Qytetar Nderi” i Kukësit; ndër të rrallët në botën e sotme me mbi 70 librave për vendlindjen e tij (Lumen e Kukësin, Qarkun e Kukësit),historian, gjuhëtar, publicist, etnograf, etj.; autor me disa studime e komente në faqet e “Gazeta e Alpeve”; u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.

Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, “Gazeta e Alpeve” do iu dërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatëse ose do të priten evente të ndryshme në varësi me kushtet e krijuara nga masat e lehtësirat e situatës Kovidiane.

​​“GAZETA E ALPEVE”

Tiranë, 7 mars 2021