Ndërsa mungesa e dozave të vaksinave po i detyron shumë vende evropiane të vijojnë masat kufizuese, Izraeli rihapet pothuajse tërësisht, falë vaksinimit masiv.
Izraeli ka vaksinuar 5 milionë njerëz, ose më shumë se gjysmën e popullsisë, me të paktën një dozë.
Kryeministri Benyamin Netanyahu tha se deri në fund të prillit, e gjithë popullata do të vaksinohet.
Mirëpo, deri atëherë, ajo bën thirrje që të mbajnë maskat dhe distancën.
Një numër i madh i aktiviteteve ekonomike, përfshirë restorantet, kafenetë, shkollat (në disa zona me shkallë të ulët infeksioni), ambiente kulturore, atraksione turistike do të kthehen në normalitet.
Elementi vendimtar ishte “Green pass” (imunizimi ose rikuperimi nga virusi), i cili iu lejon pronarëve që të kenë një numër më të madh shërbimesh në krahasim me ata që nuk e marrin këtë status.