Në Ditën e 7 Marsit, “Gazeta e Alpeve”– gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar mësuesdhe ish-mësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe MërgataShqiptare, me Çmimin “Pena Alpine”, me motivacionin “Përkontributet shkrimore” në faqet e kësaj gazete, përgjatë katërviteve të botimit të saj.
Prof. dr. Zymer Ujkan NEZIRI, nga Rugova (Pejë), epikolog, publicist, mbledhës e studiues i letërsisë popullore; ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës; pedagog ijashtëm në disa universitete shqiptare në Kosovë e Maqedoninëe Veriut; pjesmarrës e referues në disa veprimtari shkencorekombëtare e ndërkombëtare; ka botuar disa libra për folklorin, historinë, kulturën; autor me disa shkrime studimore në “Gazetae Alpeve”, u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.
Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, “Gazeta e Alpeve” do iudërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatëse ose do tëpriten evente të ndryshme në varësi me kushtet e krijuara ngamasat e lehtësirat e situatës Kovidiane.
“GAZETA E ALPEVE”
Tiranë, 7 mars 2021