Në Ditën e 7 Marsit, “Gazeta e Alpeve”– gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar mësuesdhe ish-mësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe MërgataShqiptare, me Çmimin “Pena Alpine” me motivacionin “Përkontributet shkrimore” në faqet e kësaj gazete, përgjatë katërviteve të botimit të saj.
Besnik MUSTAFAJ- shkrimtar, publicist, analist, poet, përkthyes, botues; ish-mësues e pedagog në disa universitete; President i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë; ish-Ministër iJashtëm i Shqipërisë; ish-ambasador i Shqipërisë në Francë e UNESCO; një ndër drejtuesit e mëhershëm të Forumit të tëDrejtave të Njeriut në Shqipëri; ish-deputet në disa legjislaturanë Kuvendin e Shqipërisë; autor me disa libra elitar dhe ndërshkrimtarët më të përkthyer në gjuhë e shtete të huaja sifrengjisht, anglisht, italisht, greqisht, bullgarisht etj.; ma herët,edhe një ndër të propozuarit listnor për Çmimin Nobel nëLetërsi; ish-kryeredaktor i revistës “Bota Letrare” dhe editor iish-entit botues “Ora; Antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”; i vlerësuar e nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare; autor me disa shkrime në “Gazeta e Alpeve”; u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.
Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipasrastit e bashkërendimeve, “Gazeta e Alpeve” do iu dërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatëse ose do të priten evente tëndryshme në varësi me kushtet e krijuara nga masat e lehtësirate situatës Kovidiane.
“GAZETA E ALPEVE”
Tiranë, 7 mars 2021