Në Ditën e 7 Marsit, “Gazeta e Alpeve gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar mësues dhe ish-mësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mërgata Shqiptare, me Çmimin “Pena Alpine” me motivacioninPër kontributet shkrimore në faqet e kësaj gazete, përgjatë katër viteve të botimit të saj.

Ali DACI – publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, nga Rrozhaja në Malin e Zi; Kryeredaktor iGazeta e Alpevepër Mali i Zi e Sanxhak; Drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptarOra e Maleve” (XII) në Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës KombëtareKosova pëSanxhakun”; “Qytetar Nderii Pejës në Kosovë; nënkryetar i të pares parti shqiptareLDSH në Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me UrdhrinNaim Frashëri të Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik dhe me disa shkrime studimore, letrare, esse, etj. në faqet eGazeta e Alpeve”, u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.

kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, Gazeta e Alpeve” do iudërgohet me “Posta Shqiptare adresat përkatëse ose do të priten evente ndryshme varësi me kushtet e krijuara nga masat e lehtësirat e situatës Kovidiane.

“GAZETA E ALPEVE”

Tiranë, 7 mars 2021