Poezi nga Sevdail HYSENI – Lugina e Preshevës.

Për çdo vjet o mësuesi im
E ke hise një shpërblim,
N’formë letre hiç më shumë
Që s’i hi askujt në punë!

Aq më pak atyre n’pushtet
Nuk e rruajnë për alfabet,
As për mësues për dituri
Rroftë partia në Qeveri!

I kanë gjitha rend me rend
Nuk u shkon hiç në mend,
Për Ditë Mësuesi tek e tuk
Veç urimit në fejzbuk!

Të përbuzin nga çdo anë
E nuk janë aspak pishman,
Kur të quajnë pa asnjë hall
Mësues të keq dhe Daskall!

Fajet vet i ke or mësues
Për veprimin tolerues,
Dje një notë, sot një votë,
Duke ecur në tri rrotë!

Pa e gjetur veten fare
As në festat qytetare,
Sepse m’falë o mësuesi im
N’politikë po marrim mësim!
____________
Spica Metalike (Karikatura marrë nga internet)