Në kohëra po na vrasin përditë pak e nga pak

Lindim e vdesim tue mbet’ me rregjimet në gjak.

Këmishat e partive i lajmë e i terim në muzeum.

Vijnë përrenjtë e fjalëve politike e na bahen lumë…

 

Nga një rregjim e kemi për çdo brezni dhe nën lëkurë

Të gjitha rregjimet i kemi hapa e stërkëmsha në udhë.

Rregjimet i shajmë e i duam si klimën e stinët, ditë pas dite,

Dy shekuj shtet me refrenin: bukë, ujë, energji elektrike…

 

Ramiz LUSHAJ