Shkruan: Florim Zeqa
Ishte një kohë e gjatë që e mendoja të shkoja në Vedelago (TV-Itali) për t’i vizituar vëllëzërit Elshani, për t’i parë nga afër dhe për t’u njohur më mirë me punët që bëhen në Autoservisin (“AUTOFFICINA”) e bashkombasve tonë.
Është e vërtetë se fillimisht u prezentova si klient, por arsyeja e vizitës në “AUTOFFICINA FLLI ELSHANI” nuk ishte riparimi i makinës por ishte kurreshtja ime për të vërtetuar rrëfimet që kisha dëgjuar për shkathtësistë e vëllëzërve Elshani.
Ditën kur e vizitova Autoservisin e vëllëzërve Elshani ishte një ditë e ngarkuar pune, me klient nga të gjitha anët e provincës së Trevizos dhe më gjerë. Në mesin e klientëve më shumë kishte italian sesa nacionalitete tjera.
Një klient italian, i cili e kishte sjellë për riparim makinën e tij për një problem të ndërlikuar,më shumë teknik sesa mekanik, u rrëfye në këtë mënyrë për njërin nga vëllëzërit Elshani, por e citoj; “E un medico per le macchine”, që në shqip i bie; është mjek për makina”.
Ditën që i vizitova vëllëzërit Elshani, brenda punohej me intensitet të shtuar në riparim dhe revizionim, kurse jashtë në parkun e madhë punohej në demolimin e makinave.
I tërë ky volum pune menaxhohej për mrekulli nga dy vëllëzërit Fatmir dhe Faruk Elshani, të cilët kohë pas kohe komunikonin edhe me klientet në pritje, të cilëve u ofronin kafe dhe pije freskuese nga distributori automatik në brendi të lokalit.
Kur profesioni shndërrohet në pasion, sukseset ngarendin njëri pas tjetrit
Vëllëzërit nga Kosova zanatin e mjeshtrit të makinave e kanë të trashërguar nga babai i tyre Agim Elshani nga Leshani i Suharekës dhe zhvillojnë që nga mosha e re, të cilin e vazhduan me sukses edhe pas emigrimit në Itali.
Punën e mekanikut e bëjnë prej ardhjes në Itali, kurse si veprimtari të pavarur afariste e zhvillojnë me sukses të jashtëzakonshëm nga viti 2016 e këndej.
Njëri nga vëllëzërit Elshani, Fatmiri në Itali është nga viti 1998, kurse tjetri, Faruku i është bashkangjitur vëllait të tij në vitin 2004.
Në “AUTOFFICINA FLLI ELSHANI” përveq riparimit të makinave dhe furgonëve, bëhet edhe revizionimi i makinave dhe demolimi i atyre të dalura jashtë përdorimit.
Kjo gamë e gjerë e punëve i ka bërë vëllëzërit Elshani të jenë nga më të kërkuarit në provincën e Trevizos dhe më gjërë në riparimin e makinave dhe jo vetëm. Të tillë i bëri profesionalizmi, sinqeriteti, korrektësia, transparenca dhe saktësia në raport me klinentët, e në veçanti çmimet e arsyeshme.
Krijimi i të mirave materiale i vëllëzërve Elshani me djersën e ballit, përveq nderimit të emrit të familjes, i zbardhë fytyrën të gjithë bashkatdhetarëve dhe atdheut tonë në veçanti.
“AUTOFFICINA FLLI ELSHANI”, përveqse shëmbull unikat i zhvillimit të veprimtarisë afariste me nder dhe dinjitet, është storie e shkëlqyer suksesi e mërgimtarëve tonë në shtetin italian.