Nga Ylli DYLGJERI – Tiranë
10 milion turistë priten të vinë në atdheun tonë gjatë këtij sezoni turistik. Kjo është deklarata
e parashikimit zyrtar që vjen nga zyrat shtetërore. Kjo shifër ka një llogjike. Ka një parapërgatitje kontraktore. Mbi 300 avionë çartet priten të vijnë – deklaroi ministri Klosi para pak ditësh nga aeroporti “Nënë Tereza”. Turistët do të hyjnë nga ajri, deti, toka. Kudo
ku kemi kufinj. Rëndësi ka të vijnë. Ky është bummi turistik rekord. Rëndësi kanë të ardhurat. Rëndësi kanë shkëmbimet e vlerave historike e kulturore. Rëndësi ka integrimi.
Mirëpo a duhet besuar kjo shifër hyrjesh?
Për momentin po e besojmë, paçka se edhe unë hyj te skeptikët e kësaj shifre. Pyetjet që më vijnë janë të shumta:
A kemi kapacitet pritëse për të përpunuar një sasi të tillë turistësh? Nuk mund të them po.
As jo! Di që sot Ne kemi një Aeroport Nacional që përpunon në 1 vit rreth 1.3 milion udhëtarë. Ndërkohe turiste do të hynë edhe nga kufiri tokesor e detar. Po ashtu turist konsiderohet edhe kosovari, edhe emigranti shqiptar qe vjen nga Londra per te pare apo vrare… familjen! Turistet qe hyne ne Tirane vjet kishin probleme me parkimin e mjeteve ne qender te qytetit.
Nje operator turistik mu qa ne rruge se eshte e pamundur parkimi i autobuzëve: Janë mosha të thyera. Nuk mundet edhe të shohin kryeqytetin edhe mos të kenë mjetet jetike pranë! Policia na mbyti me gjoba! Nuk di edhe se ku mund të kryejnë nevojat personale!
WC- te publike mungojne! Ketu mu kujtua Hong Kong-u. WC -të aty ishin edhe pranë stacioneve të autobuzeve edhe elektronike. Zgjidhja ishte ideale. Me një monedhë hapej dera e njëherësh hapej edhe vrima e WC-së. Sipas pageses, për ujin e hollë apo të trashë, ishte edhe hapja e madhësisë së vrimës së jashtëqitjes që të ofronte shërbimi. Kaq. Kjo le të mbetet në vëmëndjen dhe projektet e Bashkisë Tiranës.
Vazhdoj të vras mendjen…
Një lajm tjetër për pritjen e luftëtarëve të ISIS- It më perzjeu mendimet këto ditë.
Po këto luftëtare a do të njihen si turistë gjatë kësaj vere? Lajmet thonë se do vinë në kampet Shqiptare!!! Nëse po, atëhere nuk e di si do të bashkëjetojnë edhe Turisti edhe ISIS-ti !?
Po Aeroporti i Kukësit a do të hapet?
Di se ne shtetin fqinj ka mbi 35 aeroporte ne pune. Vjet greqia priti mbi 30 milion turistë. Ndërkohe ka dhjetra vjet qe investon ne infrastrukturen turistike.
Nuk e di. Pyetjet më mbyten. Autostrada Tirane – Durrës filloj rikonstruksionin në fillim të sezonit. Në Vlorë po ashtu rruget ne qytet janë në ndertim. Ne Pedonale e Re nuk lejohet parkimi i mjeteve edhe para shtepise tende!
Te Tuneli drejt Radhimes ka bllokim trafiku çdo mëngjez…
Nuk po vazhdoj.
Miresevini të dashur Turistë!
Do ju presim me ç’na gjetët.