Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruan një ditë më parë marrëveshjen pas Brexit, pas shumë ditësh diskutime intensive.
Ende e gjithë marrëveshja nuk është zbardhur, por BBC raporton se janë negociuar më shumë se 1,246 faqe, i cili përfshin rreth 800 faqe anekse dhe shënime në fund të tjera.
Një përmbledhje prej 34 faqesh e marrëveshjes është botuar nga Britania e Madhe, por ende mbahet sekret teksti i plotë që është negociuar.
Sot zyrtarët e BE në një konferencë për mediat kanë treguar detaje nga marrëveshja dhe deklaruan se gjithçka është zgjidhur gjatë negociatave.
Tashmë pritet që i gjithë teksti të ratifikohet në Parlamentin në 30 Dhjetor në Britaninë e Madhe dhe vendi do veprojë me rregulla të reja për sa i përket tregtisë me unionin.
Edhe Parlamenti Evropian duhet të ratifikojë marrëveshjen por nuk ka gjasa kjo gjë të ndodh deri në fund të këtij viti.