A ekziston vërtetë Babagjyshi? Kjo është pyetja më e shpeshtë që bëjnë fëmijët në ditën e Krishtlindjes. Edhe pse në vetvete është një pyetje retorike për të rriturit, ajo që ngjall realisht kureshtje është kush e ka krijuar mitin e Babagjyshit?

Së fundmi, qarkullon një teori që i jep përgjigje kësaj pyetje. Bëhet fjalë për një teori konspirative, që sipas saj, prapa Babagjyshit fshihen qëllime dashakeqe.

Një grup teoricienësh konspiracionistë thonë se Babagjyshi është mishërimi i kapitalizmit shtypës, i krijuar për të rrëmbyer paratë nga të varfërit.

Babagjyshin, ata e lidhin me Iluminatin. Këta teoricienë konspiracionistë besojnë se Babagjyshi është një shpikje satanike e Iluminatit.

Teoria e tyre është se emërtimi Santa Claus (Babagjyshi në gjuhën angleze) është në fakt një anagram i Satanait (djallit). Por cili është qëllimi? Teoricienët besojnë se Iluminati e ka krijuar Babagjyshin për të zbehur festën e besimtarëve ortodoksë, atë të Lindjes së Krishtit.

Jo vetëm kaq, por edhe për të inkurajuar të tjerët që të dhurojnë apo të blejnë dhurata, kryesisht për fëmijët. Çdo vit, fëmijët presin dhurata nga Babagjyshi. Dhe për t’u përmbushur dëshirat e tyre, janë prindërit apo të afërmit që u blejnë fëmijëve dhurata.

Teoria konspiracioniste thotë se në këtë mënyrë, paratë e shpenzuara për dhurata shkojnë tek koorporatat dhe industritë e mëdha, duke dëmtuar në këtë mënyrë solidaritetin me të pamundurit dhe të pafuqishmit në këtë ditë të shenjtë.

Jo vetëm emri (Santa – Satanai), por konspiracionistët shohin ngjashmëri edhe në ngjyrën e kostumit të Babagjyshit. Ngjyra e kuqe, thonë ata, është përafërsisht e njëjtë me ngjyrën tradicionale të djallit.

Megjithatë, kjo është një teori konspirative, njësoj si edhe ekzistenca e Iluminatit.