Në adoloshencën tonë kartolinat kishin njëvlerë të artë. Sot mund të urosh mijëra vetënjëherësh në FB dhe je i larë, por, eh…adoloshenca jonë…! Në vitin e dytë tëgjimnazit pothuajse gjithë klasa jonë kishte“krijuar” klanet dashurore, siç shprehej Liliana, misi i atëhershëm i klasës. Pëshpërisnim kokëmë kokë, herë pas here, dyshe, o për mësime, o për ndonjë libër jashtëshkollor, o për ndonjëlirikë poetike të botuar në gazeta nga poetët e kohës.
Po afronte viti i ri dhe vërshimi i kartolinavegjallëronte krejt qytetin. Edhe gjimnazistëtpërveç mbrëmjeve të vallzimit me ndonjëtematikë, këmbenin kartolina me motive, thënie, vargje të shkruara dashurisht! Klasa jonë endengjanim si aguridhe, si thoshte Aleksi ynëvlonjat, djalë oficeri në Veri. Ishim në hapat e parë të simpative, që atëherë me dukeshin sidashuri të mëdha, por tani i gjykoj me nostalgjisi sinqeritete moshe që lulëzonin nën aromën e moshës.
I them Valbonës se do bëjmë një lojë dheajo, pasi më përqafoi në përgjithësi, si çdo ditë,u pajtua me idenë time çapkëne. Të gjithaçifteve “të dyshuara” të klasës u dërguamkartolina, secilit nga secila dhe secilës ngasecili. I postuam në PTT-në e qytetit dheprisnim…
Kur erdhën kartolinat vështrimet në klasëntonë u bënë si xhirime tinëz në një film. Ra njëheshtje. Si vajzat, si djemtë përpiqeshin mos takuptonte kush, se kush më ka shkruar…
Unë dhe Valbona mbanim nën fre një qeshje.
Liliana kërceu e para. Nuk iu durua. Shpërtheu kundër dërguesit të kartolinës, Aleksvlonjatit, aq keq sa ne, unë e Valbona u skuqemqë nuk ia kishim “qëlluar” në lidhjen e tyre. Po fundja, humor miqësor ishte.
Aleksi i thoshte, –mirë moj Lili, po ti përsemë ke dërguar mua urim?!
Klasa këtu heshti!
Çiftet tjera nuk u nguten të shpallnin“lidhjet“.
Befas u ndje zëri i potershëm i Valbonës sëklasës paralele me vitin tonë:– Eeej, m’u drejtuamua,– por me zërin e saj vikamë sikur ftoi gjithëklasën të dëgjonte,– paske të dashur në Lezhë, tieee…!.Nuk të pëlqekan vajzat e qytetit tonë?!!
Heshtje teatrore u vendos. Valbonës time iandjeva hovin e gjoksit dhe ja vura re një skuqjeqë nuk ja kish përflakur faqet ashtu kurrë. E lexoi kartolinën me zë dhe të gjitha çiftet e klasës mezi po prisnin të lexonin urimet përvete.
Kur përseri Liliana u ngrit vrikthi dhe me dykartolina në duar deklaroi: –Pabesi! Këtokartolina i ka shkruar e njëjta dorë, dikush do tëna lidhë dashurisht me paracaktim…!
Zhurma u shtua nga kontrolli i shpejtë, qësecili e secila u bënë dërgesave…
Pas pak një –uaa– u përsërit në disa persona të të dy gjinive.
–Doli sekreti,- i fola Valbonës.
Ajo, me kokën mes duarve, gati në lot, thapa më parë: –Po, doli! Vetëm një kartolinënuk ishte fallco! Sikur më goditi një rrufe, sepselezhiania më kish kujtuar më tepër ngaqëpushimet verore i kaluam bukur dhe si thoshteajo, u kisha nbetur në zemër, asaj dhe miqve tësaj.
Liliana me autoritetn e missit i dha njëmbyllje të ëmbël situates:-Ja, armiku ynë, shkrimi i këtij kaçurrelit është. Qenka dashuruarpër vete dhe do të na bëjë të dashuruar edhene…!
Qeshën me të madhe e gjithë klasa.
Vetëm Valbona dihaste e fyer, me kokënmbështetur mbi librin e historisë…Nuk dija si tapajtoja!
Lissus, 27.12.2019. –ajb–