Ed Sheeran shet veprën e tij të artit për bamirësi

 

Ed Sheeran shet një nga pikturat e tij në një ankand bamirësie, duke shënuar kështu herën e parë dhe të vetmen që arti i tij është vendosur në shitje.

Këngëtari i popit dhuroi veprën artistike, të cilën ai e titulloi “Dab 2 2020″, në ankandin Ed Sheeran” Made in Suffolk Legacy”, për të mbledhur para për fëmijët dhe të rinjtë në nevojë.

Titulli vjen nga një pseudonim që Sheeran ka pasur për babanë e tij që nga fëmijëria.

“Unë pikturoja një kanavacë në ditë për 30 ditë”, tha Sheeran në një intervistë të mëparshme.

Të ardhurat nga ankandi “Legacy” do të ndihmojnë fëmijëtt “GeeWizz” për t’ju ndërtuar një shesh të ri lojrash për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta arsimore.

Gjithashtu do të dhurohen fonde për adoloshentët me sëmundje progresive dhe të pashërueshme që të jetojnë jetën e tyre në mënyrë më të shëndetshme.