Stomatologu dr. Arbër Ulaj është duke u përballur me sëmundjen e rëndë “Encefalitis Autoimun”, për shërimin e së cilës nevojitet trajtim jashtë vendit me kosto 100 mijë euro.

Dr. Arbër (Binak) Ulaj prej 4 muajsh është duke u ballafaquar me një sëmundje të rrezikshme të quajtur “Encefalitis Autoimun”.

Sipas mendimit të mjekëve që janë duke e trajtuar, Arbëri ka nevojë për mjekim urgjent dhe të domosdoshëm jashtë shtetit. Gjendja shëndetësore e tij është në përkeqësim e sipër dhe çdo vonesë intervenimi mund të jetë tragjike.

Duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese në Kosovë, pandeminë dhe koston e mjekimit, familja e Arbërit ka nevojë për ndihmë financiare. E gjithë familja e tij dhe ne shpresojmë për një mjekim të suksesshëm, ndaj për çdo ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës.

Shuma e kërkuar është minimumi i domosdoshëm për fillim të trajtimit jashtë Kosovës.

Donacionet e juaja mund t’i dhuroni në linkun më poshtë:

https://www.gofundme.com/f/please-help-arber-ulaj?utm_source=widget&utm_medium=referral&utm_campaign=p_cp+share-sheet