Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme dhe në ambientet e jashtme.
Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë në çdo vend duhet të mbajnë maska, dhe gjoba do të vendoset tek fatura e dritave që askush të mos i shpëtojë dot ndëshkimit.
“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende, e detyrueshme jashtë. Nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtare dhe siç e dini është një temë që diskutohet çdo ditë , por nga java e ardhshme do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, barit apo restorantit, ku je ulur.
Maskat do të jetë e detyrueshme, dhe masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë te fatura e dritave. Mos ketë asnjë asnjë iluzion se do mund t’i shmanget gjobës“, tha Rama.
Sipas tij kjo masë është shumë e nevojshme pasi shumë qytetarë po abuzojnë dhe numrat po shkojnë me trend rritës që mund të shkaktojnë dëme të mëdha.