Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 11-të të sezonit që do të zhvillohet në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara e 11-të e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet me 60 xhiro në pistën e gjatë 5.148 metra Nÿrburgring të Gjermanisë.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 11 tetor në orën 14:10.

Piloti i ekipit Mercedes që është lider në kampionat, Lewis Hamilton ka fituar 6 herë ndërsa shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas dy herë, piloti i Red Bull-Honda, Max Verstappen dhe piloti i AlphaTauri, Pierre Gasly kanë kryesuar nga një herë.

Pesë renditjet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve përpara Çmimit të Madh të Gjermanisë janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 205 pikë

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 161

3. Max Verstappen (Holandë): 128

4. Lando Norris (Britani e Madhe): 65

5. Alexander Albon (Tajlandë): 64

Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 366

2. Red Bull-Honda: 192

3. McLaren: 106

4. Racing Point: 104

5. Renault: 99