Në qytetin tim
njerëzit nuk frymojnë si më parë
nuk ushqehen n’kohë
ikin nga koha, kanë frikë…
sillen, e sillen si të dehur
dikush pështyn në mëngjes
dikush mallkon në mesditë
dikush verbërisht shikon muzgun
po koha, e deshëm e nuk e deshëm
hajnisht na kafshon
pranvera e vera nuk gjelbëruan
në gjeografinë e këngës shpirtërore
vjeshta e lodhur, e limontë
gjethet para kohe , do t’i hedhë rrugëve
duket se thërret edhe dimrin plak
të gjithëve na befason ky peizazh…
Istog, 1 gusht 2020