Për të mos e humbur kohën kot le të zëmë ndonjë libër me dorë!
Librat na mundësojnë ta harxhojmë kohën në mënyrë të zgjuar.
Propozoj të humbisni pak kohë me Fjalorin drejtshkrimor dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Të gjithë e dimë se që nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe kanë kaluar disa dekada, është hartuar një Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe, por ne vazhdojmë të mos i njohim rregullat drejtshkrimore.
Këto vërejtje i bëj më shumë për njerëzit e shkolluar, për gazetarët dhe nëpunësit e institucioneve publike. Nëse këta i zbatojnë rregullat drejtshkrimore të gjuhës standarde shqipe atëherë edhe të tjerët do të mësojnë duke dëgjuar, lexuar dhe shkruar.
JO PO

Funksioner / nënpunës Funksionar / nëpunës
E dielë E diel
Sherrebel, i Sherbelë,a
Të punon, të vepron Të punojë, të veprojë
Rreshti së punuari (foluri) Reshti së punuari (foluri)
*Rresht (rreshtoj, rreshtuar) është tjetër gjë.(shih FGJSH)
Rrënqeth Rrëqeth
Ngjajshëm Ngjashëm
Trasgresor (fjalë e huaj) Shkelës

Kujdes me trajtat, përemrat, apostrofin!

JO
Paguani sa të iu dojë zemra!
U thashë juve…
Ua dhashë juve…
Ju dhashë atyre…
Ti dha librat?
Mu bë zemra mal.

PO
Paguani sa t’ju dojë zemra!
Ju thashë juve …
Jua dhashë juve…
U dhashë atyre…
T’i dha librat?
M’u bë zemra mal!

Përdorni shkronjat tona dalluese Ë dhe Ç!

Kaq për sot.
Shëndet e të mira!