15- korriku, Epoka Shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Të dashur vëllezër dhe motra të Maqedonisë së Veriut!
Edhe pak ditë na ndajnë nga 15- korriku.
Si vëllai juaj, si gjak i gjakut tuaj, ju bëj thirrje tepër vllaznisht, por shumë shqiptarisht:
Bashkohuni!
Jo për një ide apo tezë politike, por për një vepër historike, rreth një ideali të brezave të tërë, një kauze shekullore që përmbush amanetin e deshmorëve.
Bashkohuni për kryeministrin e parë shqiptar.
15- të korriku është dita e kushtrimit.
Është dita e zgjimit kombëtar.
Sot më shumë se kurrë është kuptimplotë mesazhi i thuprave të shelgut që na la si testament ideatori i nëntorit të parë të shqiptarëve, arkitekti i Shtetit të Përqendruar Arbërorë, Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti.
Më shumë se asnjëherë tjetër janë domethënëse vargjet lapidare të Gjergj Fishtës;
“L’sho kushtrimit n’toskë e n’gegë
Mblidhnu tok si kokrrat n’shegë”.
Vëllezër dhe motra!
Mblidhuni si kokrrat e shegës së Fishtës, bashkohuni si thuprat e shelgut të Gjergj Kastriotit.
Bashkimi bën fuqinë.
Fuqia imponon drejtësinë.
Kah’ është forca është arsyeja.
Bëhuni bashkë për kryeministrin e parë shqiptar Naser Ziberi.
Pse jo.
Keni të drejtën tuaj hyjnore, historike, kushtetuese.
Bashkohuni.
Thuprat e bashkuara të Moisiut tonë Gjergj Kastriotit, askush nuk mund t’i thyente.
Edhe sot, s’ka fuqi në botë që mund t’i thyej’ shqiptarët e bashkuar.
Nuk ka forcë mbitokësore as nëntokësore, uragan tsunam, tajfun, apo termet politik që mund të lëkundë votën unike të sovranit shqiptar me dt 15- korrik.
Gjithsecili apo gjithsecila prej jush me votën e tij apo të saj do të shndërrohet në misionarë i Kombit.
Votat tuaja janë tufa me lule në varrezat e deshmorëve të Kombit, ku prehen eshtrat e atyre që bënë sakrificën sublime, derdhën gjakun, dhanë gjenë më të shtrenjtë jetën, për liri e barazi.
Çdo votë e juaja është nga një gurë në kështjellën e qeverisjes së re realpolitike të kryeministrit shqiptar, Naser Ziberi, si garant i paqes sociale, bashkëjetesës multietnike, harmonisë ndërfetare, barazisë së plotë qytetare e shanseve të barabarta në të gjitha fushat në Republikën e Maqedoninë së Veriut, integrimit të saj në të gjitha strukturat e Bashkimit Europian, siç përfundoj antarësimi në Nato.
Plebishiti popullor shqiptar me dt 15- korrik vendos gurëthemelin e Epokës Shqiptare.
Që të finalizohet kjo ëndërr e kahmotshme vota juaj referendare duhet të shkoj për numrin 9- të, BDI- në.
Çdo votë që nuk shkon për nr 9-të shkon për Zaevin e Mickoskin të cilët u bënë bashkë.
Me dt 15- korrik e ka fjalën sovrani shqiptar.
Kur flet sovrani të tjerët heshtin.
Shpata e Ali Ahmetit preu nyjën gordiane në Shkupin Dardan, ashtu si shpata e Aleksandrit të Madh në Frigji, ( Ankaraja e sotme).
Zoti ju bekoftë e qoftë me ju.
Ju priftë e mbara.
E gëzofshi kryeministrin shqiptar.
Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh”, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”, nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti”
Autor i 7- të librave