Diçka brenda vetes më currit, fort më sëmbon
Si gjinkalla në vapë po më zukat nëpër hije.
Qielli më është bërë gurë e era bishë po frymon
Në kohën e pakohë diçka sikur një mur po më bie.
Lëngata si futë e zezë vitesh po djeg si në vapë
Kur dëgjoj fyerjet,batutat e pëplase si gjela.
Dashuria po më thahet si kashta e thatë në mullar
Kur mësoj se si nga kosherja amë po ikën bleta.
Atje ku tokës i vjen era nënë dy gjinj do ia puthë.
I vjen era babë e oxhak-ju shulloheni nën hije.
Ju medriokët harruat fjalën besën që dhatë në luftë
Jeni shndërruar në kasap votash e në kusarë lirie.
Zabelin e mëkatëve kurrë s`do t`ua falë.
Mallkimi ju zë peng dhe koha do ju dënojë.
Në Purgatorin e Dantes shpirti do ju digjet në zjarr.
Këtë dënim e kanë tradhëtarët në këtë botë.
_____
* Poet nga Deçani i Kosovës, emigrant në Gjermani.